Flash

Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Lapsi.al 28 February 2025
Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut.  I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleksi është konceptuar në formën e një fortese, e ngjyrosur e gjitha me një të kuqe të fortë. Kompania ndërtuese e resortit është Drymades Gallery, e zotëruar nga biznesmeni Spiro Bardhi, që ndryshe njihet me nofkën Ragami.

Dizajni si labirint mishëron një kështjellë bashkëkohore të vendosur në terrenin e thepisur të bregut të Jonit. Struktura përbëhet nga pavione, apartamente dhe vila të ndërlidhura në një sërë sheshesh në lartësi të ndryshme. Shkallët, urat dhe vendkalimet kryqëzohen në të gjithë vendin, duke i dhënë resortit një karakter të ngjashëm me labirintin.

I lyer me një të kuqe të gjallë prej dheu, resorti me praninë e tij të ngjashme me fortesë është në kontrast me të gjelbërt dhe blunë përreth. Të ndërlidhura nga një rrjet shkallësh, urash dhe shtigjeve të jashtme, blloqet e ndryshme përfshijnë pishina, oborr spanjoll dhe pika vëzhgimi të veçuara.

Bregdeti i jugut si laborator

Bregdeti i Jugut është shndërruar në një laborator, ku studiot e ndryshme arkitekturore të botës bëjnë eksperimentet e tyre. Në fakt ky është një nga bizneset më të mëdha të momentit në Shqipëri.

Të gjithë ndërtuesit që futen për leje detyrohen të kontraktojnë një studio arkitekturore nga jashtë për të marrë lejen e ndërtimit. Ky është një kusht i panegociueshëm i vendosur nga vet kryeministri, veçanërisht vitet e fundit. Dhe është biznes i madh sepse arkitektët e huaj janë duke marrë miliona euro në Shqipëri.

Bregdeti i jugut u është besuar kryesisht studiove spanjolle.

Ndërtuesi

Leja për Red Sol është dhënë nga KKT në qershor të vitit të kaluar. Madje në atë mbledhje, në rendin e ditës ka qenë miratimi si i lejes së zhvillimit ashtu dhe i asaj të ndërtimit. Kompania ndërtuese Drymades Gallery është themeluar në fund të vitit 2022. Aksionet e saj zotërohen 100 për qind nga biznesmeni korçar Spiro Bardhi.

Bardhi nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai zotëron një nga hotelet më të njohura në Korçë, In Galery. Por kjo nuk është arsyeja e vetme e famës së tij në publik.

Në të shkuarën Bardhi është sulmuar nga opozita si oligarku, i cil kontrollon ekonominë e Korçës. Sali Berisha e ka denoncuar atë publikisht si bosi famoz i Korçës, që qëndron mbi ligjin, i mbrojtur nga treshja famëzezë Rama, Peleshi, Blushi./ Kapital

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI