Flash

Kaos te bizneset e mallrave të akcizës, nga 1 janari pa pulla fiskale

Lapsi.al 28 February 2025
Kaos te bizneset e mallrave të akcizës, nga 1 janari pa pulla fiskale

Pas përfundimit të kontratës koncensionare, prej janarit 2025 pritej që pullat fiskale te mallrat e akcizës të prodhoheshin nga shtypshkronja e letrave me vlerë që është Shoqëri Aksionere me aksioner Ministrinë e Financave.

Por prej fillimit të vitit, prej këtij institucionit nuk ka nisur nga puna prodhimi i pullave fiskale. Shqetësimi për mungesën e prodhimit të pullave fiskale ngrihet nga shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit që rrezikojnë prodhimin dhe furnizimet nga importi.

Luan Bregasi, presidenti i BiznesAlbania tha se mungesa e pullave fiskale po penalizon si bizneset vendase të prodhimit të mallrave akcizës dhe të importit. Sipas tij kjo situatë rrezikon të nxisë kontrabandën dhe informalitetin.

“Pas përfundimit të një prej koncesioneve me abuzive dhe arbitrare ndaj bizneseve të cilët paguanin 22 euro pa TVSH për 1,000 pulla fiskale, teksa Kosova dhe vendet e Europës paguanin 3 euro për 1,000 pulla, gjenden përpara një situata të vështirë atë të mungesës së prodhimit të pullave fiskale. Qeveria shqiptare duhet të aktivizohet për përmbushjen e përgjegjësisë së saj për prodhimin e pullave fiskale, pasi kjo situatë po penalizon bizneset”.

Bizneset të tjera pohojnë se po veprojnë me pullat stok me afat deri më 31 mars, ndërsa mbeten të shqetësuar se si do të qarkullojnë në treg mallrat e prodhuara pas këtij afati.

Në dijeni të situatës është edhe Ministria e Financave, e cila pohon se së shpejti do të komunikohet një vendimmarrje për zgjidhjen e situatës. Pas përfundimit të kontratës së koncensionit, për prodhimin e pullave fiskale, fillimisht vendimi nr. 273, datë 2.5.2024, botuar në FZ. Nr.80 datë 9.5.2024 në pikën 2 të tij, shprehet se: “Ministria e Financave i kalon pa pagesë shoqërisë “Shtypshkronja e Letrave me Vlerё”, të gjitha të dhënat dhe aktivet, të marra në dorëzim nga koncesionari, sipas pёrcaktimeve tё kontratёs koncesionare “Për krijimin dhe funksionimin e sistemit të pullave fiskale”, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions SA” e “SICPA Security Solutions Albania sh.p.k.”, tё miratuar me ligjin nr. 10381, datë 24.2.2011, dhe të ndryshuar me ligjin nr. 17/2023.

Më tej më 2 shkurt 2025 vendimi pësoi ndryshimi, ku për prodhimin e pullave ku përveç shtypshkronjës së letrave me vlerë do të autorizohet dhe një shoqëri e krijuar prej saj.

“Nga data 1 janar 2025 e nё vijim, autorizohet shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”1 sh.a., vetë ose nëpërmjet një shoqërie të krijuar prej saj, pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, sipas kuptimit në ligjin për akcizat në Republikën e Shqipërisë, kundrejt pagesës”, thuhej në vendim.

Kontrata koncesionare për vendosjen e pullave fiskale te mallrat e akcizës u nënshkrua nga qeveria e mëparshme në vitin 2012 me afat 10 vjeçar. Tarifa e pullës fiskale nga bizneset nisi të paguhej që në vitin 2012, por datë efektive e fillimit të kontratës u përcaktua 6 shkurti 2023.

Zbatimi i kontratës koncesionare gjatë këtyre viteve ndezi mjaft debate për shkak të tarifës së lartë gati 8 herë më shumë se çmimi mesatar i pullave fiskale në Europë dhe afateve të zbatimit të saj.

Për këto arsye kontrata u amendua nga Parlamenti më janar 2023. Afati shtesë për kontratën koncesionare të pullave fiskale te mallrat e akcizës me kompaninë “SICPA Security Solutions Albania” përfundoi më 31 dhjetor 2024. Nga Parlamenti u miratua shtyrja edhe me 2 vite i zbatimit, parashikuar të përfundonte në shkurt 2023, si dhe u rishikua tarifa që paguhet nga biznesi, me ulje 10% nga tarifa e mëparshme./ Monitor

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI