Flash

Çmontohet grupi shqiptar i shpërndarjes së køkainës në Itali, 10 të arrestuar

Lapsi.al 28 February 2025
Çmontohet grupi shqiptar i shpërndarjes së køkainës

Një grup trafikantësh droge, ku pjesa më e madhe ishin shqiptarë, është goditur nga policia italiane pas një hetimi të gjatë të kryer nga Antimafia e Milanos.

Në total janë 10 persona të arrestuar dhe që po hetohen nga Prokuroria, që kryenin aktivitetin e shpërndarjes ‘me postë biçikletë’ të dozave të drogës te klientët. U sekuestruan gjithashtu pasuri dhe asete me vlerë mbi 500 mijë euro.

Më i fundit i organizatës u prangos pak ditë më pas dhe u soll nga Gjermania ku dhe fshihej, për t’u përballur me drejtësinë. Ai është një 37-vjeçar shqiptar. Hetuesit thanë se banda shqiptare kishte gjetur strategji gati perfektë dhe baza e aktivitetit ishte zona e Trezzo.

Grupit iu sekuestruan tre llogari me vlerë 150 mijë euro, një apartament 120 metra i blerë në ankand në qytet me paratë e trafikut të drogës dhe 45 mijë euro të tjera cash të gjetura gjatë operacionit. Objektivi ishte selia e “kompanisë”, në via Santa Caterina, në banesën e vëllezërve që komandonin organizatën, tetë shqiptarë dhe një italian. Një i dhjetë figuronte i arratisur, derisa u kap në Gjermani.

Aktiviteti ishte shtrirë deri në zonën e Bergamos. Çmimi i lëndës narkotike kokainë shkonte në 80 euro për një gram.

Karabinierët ishin paraqitur në shtëpinë e të dyshuarve, për të vëzhguar gjithçka nga lart, me helikopter. Gjithashtu u sekuestruan tre makina të përdorura, që shërbenin për të lëvizur në zonën e Capriate dhe përreth, si dhe dy garazhe, informon media italiane.

Dyshimet e hetuesve erdhën pas standardit të lartë të jetës që kishin vëllezërit shqiptarë që drejtonin bandën, me shpenzime luksi. Vëllai i madh jepte urdhra për grupin dhe më i vogli bënte peshimin e drogës apo ndarjen në doza e furnizimin e korrierëve. Ai ishte ndërlidhës me korrierët.

Fillimisht sipas hetimeve, ishte kapja e një 32-vjeçari në posedim të 110 dozave kokainë, me peshë 55 gramë, që çoi te drejtuesit dhe struktura kriminale. Nga vëzhgimi dhe ndjekja me kamera e të dyshuarve, u zbulua edhe mekanizmi i shpërndarjes me postë nëpërmjet biçikletave, përveç veturave.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI