Flash

Vdekja e Gene Hackman/ Ikona e Hollywood që nuk pëlqente famën

Lapsi.al 27 February 2025
Vdekja e Gene Hackman/ Ikona e Hollywood që nuk pëlqente famën

Ikona e Hollywood, Gene Hackman u gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, me gruan Betsy Arakawa dhe qenin e tyre. Ishte një nga aktorët më të respektuar dhe më të gjithanshëm. Në karrierën e tij shumë të gjatë ka shumë kuriozitete, por më poshtë janë disa nga gjërat që janë bërë të famshme.

Roli i tij i Popeye Doyle në filmin "The French Connection" (1971), i cili i dha atij Oscarin e parë, fillimisht iu ofrua Steve McQueen, i cili e refuzoi. Hackman iu përshtat në mënyrë të përkryer rolit të policit të ashpër dhe të pamëshirshëm.

LEXO EDHE: Misteri/ Gjenden të pajetë në banesë aktori Gene Hackman, gruaja dhe qeni i tyre

Por edhe Hackman refuzoi shumë role në filma që më vonë u bënë ikonë. Ai i tha jo rolit të Hannibal Lecter në "The Silence of the Lambs" (një rol që më pas e mori Anthony Hopkins). Ai refuzoi edhe ish-policin në filmin "Reservoir Dogs" të Quentin Tarantino.

Vite më parë NASA emëroi asteroidin 55397 me emrin Hackman për nder tw tij.

Në 2003, Hackman fitoi Golden Globe për aktorin më të mirë në një komedi për “The Royal Tenenbaums” (2001), por ai nuk u paraqit në ceremoni.

Hackman ishte një mbështetës i Partisë Demokratike dhe e përshkroi veten si "krenar" që ishte përfshirë në listën e armiqve të Richard Nixon. Megjithatë, ai foli me dashuri për presidentin republikan Ronald Reagan.

LEXO EDHE: E mbani mend Gene Hackman/ Aktori i zhdukur prej dekadash nga ekrani

Në moshën 81-vjeçare, më 13 janar 2012 ai u godit nga një kamionçinë teksa po ngiste biçikletën e tij në Florida Keys. Ndonëse fillimisht u raportua se ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, ai deklaroi se në fakt kishte pësuar vetëm "disa goditje dhe disa mavijosje".

Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2004, Hackman u rikthye si shkrimtar, duke botuar disa romane historike dhe thrillera.

Ai kurrë nuk bëri një rikthim në kinema. Hackman mbeti i vendosur në vendimin e tij. Filmi i tij i fundit ishte "Two for the Money" në 2004 me Al Pacino dhe Matthew McConaughey.

Në vitin 1990, Hackman iu nënshtrua një operacioni në zemër. Ky problem shëndetësor e mbajti për pak kohë larg ekranit të madh, megjithatë ai gjeti kohë për një rol në "Total Risk" (1990) ndërsa vitin pasardhës nuk pranoi të luante në "The Silence of the Lambs".

Edhe pse ishte një yll i vërtetë i Hollivudit, Hackman nuk e pëlqente famën dhe preferonte të bënte një jetë private. Pas daljes në pension, ai u transferua në New Mexico, larg vëmendjes së shtypit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vuçiç takohet me Dodikun në Banjallukë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, janë takuar në Banjallukë pak orë p...

21:00

Elbasan, zjarr në një apartament

Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen ”Vullnetari” në qytetit e Elbasanit dhe mës...

19:54

Ku gabon kryeministri me rastin Gëllçi

Nga Dorian Matlija* Përtej një përgjigjeje Kryeministrit për Thoma Gëllçin, avokaturën sovrane të shtetit dhe ca gjëra të tjera që thuhen në kësi rastesh… ...

17:45

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI