Flash

Vajza 10 vjeçe mbetet pa medikament nga QSUT

Lapsi.al 27 February 2025
Vajza 10 vjeçe mbetet pa medikament nga QSUT

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin e radhës në QSUT, ku një vajzë vetëm 10 vjeçe ka mbetur pa medikament për shkak të mungesave në spitalin dhe farmacinë e QSUT-së.

Stafa thotë se vajza 10-vjeçare vuan nga “artriti reumatoid juvenil” prej 25 ditësh nuk merr medikamente të nevojshme.

Sipas tij, gjilpëra duhet të merret 4 herë në muaj, ndërkohë pacientja e mitur prej 25 ditësh është në pritje.

Reagimi nga Osman Stafa:

“VAJZA 10-VJEÇE 25 DITË PA MEDIKAMENT!

I.H, është një vajzë 10-vjeçe.

Ajo vuan nga “artriti reumatoid juvenil”.

Çfarë është kjo sëmundje?

Artriti juvenil (JA) është artrit që ndodh tek fëmijët. Shkakton enjtje të kyçeve, dhimbje, ngurtësi dhe humbje të lëvizjes. Mund të prekë çdo nyje, por është më e zakonshme në gjunjë, duar dhe këmbë. Në disa raste mund të prekë edhe organet e brendshme.

Dhe kjo vajzë 10 vjeçe, ka 25 ditë, thonë prindërit, pa bërë një gjilpërë, që duhet ta marrë me patjetër, që mos përkeqësohet.

Sot kanë shkuar familjarët e vajzës në Farmacinë e QSUT, pasi u kishin thënë se sot do të vinte. Atje u kishin thënë që jo, nuk është as sot.

Ajo gjilpërë duhet të merret çdo javë. Pra të enjten e çdo jave. 4 herë në muaj. Ndërkohë vajza ka 25 ditë pa trajtim. Gati 1 muaj.

Kush mban përgjegjësi për këtë?

A mbani përgjegjësi Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu?

A kjo është shëndetësia falas, Kryeministër Edi Rama?

A keni mëshirë për fëmijët?

A e dini se çfarë mund t’i ndodhë kësaj vajze apo edhe fëmijëve të tjerë që nuk e marr këtë ilaç?

A kështu duhet të bëhet çdo gjë? Duhet të denoncohet mungesa, pa të sigurohet?”, shkruan Osman Stafa.

Të këshilluara

Vuçiç takohet me Dodikun në Banjallukë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, janë takuar në Banjallukë pak orë p...

21:00

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI