Flash

Trump: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për fundin e luftës

Lapsi.al 27 February 2025
Trump: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ka besim se udhëheqësi rus Vladimir Putin do ta “mbajë fjalën” nëse arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zoti Trump i bëri këto komente gjatë një shkëmbimi me gazetarët në fillim të takimit të tij me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan tha se bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për një marrëveshje paqeje "kanë përparuar mirë" dhe vlerësoi Rusinë për qëndrimin e saj në bisedime.

"Mendoj se Rusia ka vepruar shumë mirë... Mendoj se kemi përparuar shumë mirë në lidhje me marrëveshjen, por nuk kemi arritur ende një marrëveshje," tha zoti Trump.

Kur u pyet nëse mund t'i besohej zotit Putin, Presidenti Trump u përgjigj: "Beso e verifiko".

Kryeministri Starmer po viziton Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të bindur Presidentin Trump se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur vetëm nëse Kievi dhe udhëheqësit evropianë janë në tryezën e bisedimeve me Moskën.

Zoti Starmer u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë një garanci sigurie për çdo forcë evropiane që mund të marrë pjesë në një rol të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë në përfundim të bisedimeve të paqes, për të cilat ka bërë thirrje zoti Trump që kur mori detyrën muajin e kaluar.

Presidenti Trump tha se nuk do të flasë për detajet e një force paqeruajtëse, pa u arritur një marrëveshje.

Kryeministri britanik falënderoi Presidentin Trump që i hapi rrugë "mundësisë për një marrëveshje paqeje".

Vizita e tij, që vjen disa ditë pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron, pasqyron shqetësimin në rritje në Evropë se përpjekja e zotit Trump për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë sa më shpejt, sinjalizon gatishmërinë e tij për t'i bërë lëshime Presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten dhe pritet të nënshkruajë një marrëveshje me zotin Trump për mineralet kritike të Ukrainës. Presidenti Trump tha se kjo marrëveshje do të ishte një garanci sigurie për Ukrainën.

Të enjten zoti Starmer i përcolli një ftesë për vizitë shtetërore Presidentit Trump në emër të Mbretit Charles, të cilën zoti Trump e pranoi.

Kryeministri britanik tha se ftesa për një vizitë të dytë shtetërore, duke pasur parasysh një vizitë të tillë të tij gjatë mandatit të parë të zotit Trump, është “historike” dhe “e paprecedentë”. /VOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI