Flash

Misteri/ Gjenden të pajetë në banesë aktori Gene Hackman, gruaja dhe qeni i tyre

Lapsi.al 27 February 2025
Misteri/ Gjenden të pajetë në banesë aktori Gene Hackman,

Dy herë fituesi i çmimit Oskar dhe një nga ikonat e Hollivudit, aktori Gene Hackman ka vdekur në moshën 95-vjeçare. Por nuk është një vdekje normale pasi në banesën e 95-vjeçarit u gjend e pajetë edhe bashkëshortja e tij dhe madje edhe qeni i tyre.

Në një deklaratë Sherifi i Qarkut të Santa Fe, Adan Mendoza tha se Hackman dhe gruaja e tij 63-vjeçare, pianistja Betsy Arakawa, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Për ngjarjen ka nisur menjëherë një hetim, por për montonin nuk ka ndonjë të dhënë për një ngjarje kriminale.

Sherifi nuk dha detaje për shkaqet e vdekjes dhe as për kohën kur ka ndodhur ngjarja. Dyshimet janë për një vetëvrasje të mundshme.

Hackman kishte jetuar në Santa Fe në shtetin e New Mexico, që nga vitet 1980 dhe ishte martuar me Arakawa në 1991. Hackman shijoi një karrierë 40-vjeçare në film me interpretimet e tij në filmat e njohur “The French Connection”, “Superman” dhe “The Royal Tenenbaums” përpara se të tërhiqej nga në vitin 2004.

The Hollywood Interview: Waiting for Gene: On the Set of Under Suspicion

Suksesin e arriti relativisht vonë, pasi kishte kaluar të 30-at në vitet 1970.

I lindur në vitin 1930, ai iu bashkua marinsave në moshë të re, por e ka karrierën ushtarake dhe vendosi të studiojë për aktrim në fund të viteve 1950. Hackman u bë mik me aktorin Dustin Hoffman në filmin “Pasadena Playhouse”. Me pjesë të ndryshme në filma televizivë dhe në skenë, Hackman bëri debutimin e tij në ekranin e madh me melodramën “Lilith” në 1964.

3 vjet më vonë, Hackman tërhoqi vëmendje me rolin e Buck Barrow në filmin “Bonnie and Clyde” ku fitoi edhe nominimin e tij të parë për Oscar, për aktorin më të mirë dytësor. Ai humbi, por kjo i dha rolin e tij të parë kryesor në vitet 1970 në filmin “I Never Sang For My Father” me Melvyn Douglas.

Performanca i dha Hackman nominimin e tij të dytë për Oscar. Një vit më pas ai mori rolin kryesor në thrillerin aksion “The French Connection”. Hackman fitoi Oscarin e tij të parë për aktorin më të mirë për rolin e tij si Jimmy "Popeye" Doyle.

Hackman pati disa suksese të mëtejshëm në vitet '70 me rolet në “Aventurat e Poseidonit” dhe "A Bridge Too Far". Shfaqi talent edhe në filma komedi me "Young Frankenstein" dhe "Superman" duke luajtur tek ky i fundit kundërshtarin e superheroit Lex Luthor.

Enemy of the State (1998)

Por vepra e tij më e mirë janë “Scarecrow” dhe trileri konspirativ i Francis Ford Coppola, fitues i Palmës së Artë, “The Conversation”. Gjatë viteve 80, ai vazhdoi të luante rolin e Lex Luthor në serinë e “Superman”.

Ai mori një tjetër nominim për Oscar për “Mississippi Burning” përpara se të fitonte Oscarin e tij të dytë në 1992 për një rol në filmin “Unforgiven” të Clint Eastwood.

Filmi i tij i fundit ishte komedia e 2004-ës, “Welcome to Mooseport”. Në vitin 2008, ai konfirmoi daljen në pension.

LEXO EDHE: E mbani mend Gene Hackman/ Aktori i zhdukur prej dekadash nga ekrani

Kur u pyet në një intervistë të vitit 2011, se si do ta përshkruante jetën e tij, ai tha: "U përpoqa. Mendoj se kjo do të ishte fjala e saktë." ©The Guardian, LAPSI.al

Të këshilluara

Vuçiç takohet me Dodikun në Banjallukë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, janë takuar në Banjallukë pak orë p...

21:00

Elbasan, zjarr në një apartament

Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen ”Vullnetari” në qytetit e Elbasanit dhe mës...

19:54

Ku gabon kryeministri me rastin Gëllçi

Nga Dorian Matlija* Përtej një përgjigjeje Kryeministrit për Thoma Gëllçin, avokaturën sovrane të shtetit dhe ca gjëra të tjera që thuhen në kësi rastesh… ...

17:45

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI