Flash

Lubonja: Paratë e Soros ndihmuan politikanë të caktuar përfshirë edhe Edi Ramën

Lapsi.al 27 February 2025
Lubonja: Paratë e Soros ndihmuan politikanë të caktuar

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News 24, ka kritikuar rolin e Fondacionit Soros në Shqipëri, duke argumentuar se në vend që të forconte shoqërinë civile, ai u afrua me pushtetin dhe politikanët, veçanërisht me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Lubonjës, fillimisht prania e Soros në Shqipëri u justifikua me promovimin e një shoqërie civile të pavarur, por në realitet, fondet që duhej të shkonin për forcimin e demokracisë u përdorën për të mbështetur një klasë politike të afërt me fondacionin.

“Këta në vend që të investonin te shoqëria civile, investuan te një klasë politike që ishte më pranë tyre dhe u lidhën me politikanë, me Edi Ramën dhe të tjerë. Të gjithë fondet që duhet të merrte shoqëria civile që të bëhej një kontrollues i demokracisë, këta i shkrinë me pushtetin dhe u bënë palë me të” - tha Lubonja.

Ai vijoi kritikat e tij duke theksuar se edhe në SHBA, organizatat e financuara nga Soros nuk janë të pavarura, por të lidhura politikisht me liberalët. Në lidhje me Ramën, Lubonja përmendi një deklaratë të kryeministrit për shoqërinë civile, duke e kontrastuar me vlerësimin që djali i George Soros i ka bërë kreut të qeverisë shqiptare.

“Ke një Edi Rama që thoshte "ku është shoqëria civile që t’i vendos lule te varri" dhe ndërkaq biri i Soros e quante politikan vizionar. Si mund të qëndrojnë të dyja këto?” - përfundoi ai. /BW

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI