Flash

Integrimi në BE, Rama iu jep leksione socialistëve në Tiranë

Lapsi.al 27 February 2025
Integrimi në BE, Rama iu jep leksione socialistëve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke thënë se nëse aspirata realizohet, mundësitë për t’u përmirësuar në çdo fushë shumëfishohen.

"BE ka dy kategori vendesh, vendet kontribuuese dhe ato përfituese. Këto të fundit janë vende të reja që marrin nga ajka e përbashkët, për të avancuar dhe të bëhen sit ë tjerë. Është një familje shtetesh dhe kjo është arsyeja pse vendet që kanë hyrë në BE pas rënies së komunizmit janë ku e ku të zhvilluara nëse nuk do të ishin në BE.

Nëse hyjmë në BE mundësitë për të përmirësuar infrastrukturën shumëfishohen sa hap e mbyll sytë. Mundësitë për bujqit dhe fermerët shumëfishohen sa hap e mbyll sytë. Nëse duam të kapim trenin e zhvillimit dhe te kemi universitetet tonë sit ë BE është e pamundur nëse nuk hyjmë në BE. E njëjta gjë vlen për të gjitha fushat.

Fondet e BE janë të pagjetshme nëse nuk je anëtar i asaj familjeje. Është njësoj si të hysh nuse apo dhëndër në një familje, pasi ke qenë jetim. Ky është 11 maji për fëmijët tanë, për të gjithë ata që janë ende sot aktive, sepse na duhen 2026 dhe 2027 për të mbyllur negociatat dhe për të futur Shqipërinë në BE. Ne momentin që bëhet ratifikimi i parë, ne mund të shkojmë te çdo monument, që nga ai këtu në shesh, edhe t’i themi; u bë kjo punë’.", tha ai.

Të këshilluara

SHBA dërgon grup prokurorësh në Ballkan

Administrata e Presidentit Trump ka kaluar nga denoncimet publike për keqpërdorimin e fondeve të USAID-it edhe në shtetet ballkanike tek dërgimi i një grupi pro...

14:38

Vajza 10 vjeçe mbetet pa medikament nga QSUT

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin e radhës në QSUT, ku një vajzë vetëm 10 vjeçe ka mbetur pa medikament për shkak të mungesave në spitalin dhe farmaci...

14:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI