Flash

I shpëton burgut ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri

Lapsi.al 27 February 2025
I shpëton burgut ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri

GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kreun e Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri.

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e vendosi ish të zgjedhurin vendor në shërbim prove për dy vite me radhë. Si dënim plotësues, gjykata i hoqi të drejtën të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Sipas SPAK, Kapri me ndihmën e dy zyrtarëve, lejoi kompaninë Gedi sh.p.k, që të përfundonte punimet e pezulluara të pallatit 12-katësh.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18, datë 27.02.2025 vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim. Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale. Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi’, thuhet në njoftim.

Me 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite u dënuan edhe dy ish-zyrtarët Besmira Niko dhe Besjan Meço.

‘Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim. Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale. Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale’, thuhet në njoftim.

Më 14 tetor ish kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri u mor si pandehur nga SPAK, nën akuzë se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait. Jo vetëm kaq, por pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.

Të këshilluara

SHBA dërgon grup prokurorësh në Ballkan

Administrata e Presidentit Trump ka kaluar nga denoncimet publike për keqpërdorimin e fondeve të USAID-it edhe në shtetet ballkanike tek dërgimi i një grupi pro...

14:38

Vajza 10 vjeçe mbetet pa medikament nga QSUT

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin e radhës në QSUT, ku një vajzë vetëm 10 vjeçe ka mbetur pa medikament për shkak të mungesave në spitalin dhe farmaci...

14:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI