Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

DASH pas dënimit të Dodikut: Kundërshtojmë veprimet që minojnë sigurinë e Bosnjës

Lapsi.al 27 February 2025
DASH pas dënimit të Dodikut: Kundërshtojmë veprimet që

Departamenti amerikan i Shtetit tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

Kjo deklaratë u bë nga zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce, pasi Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada për një Bosnje e Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, shkroi në X, zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce.

Dodik është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të arritur më 1995.

Më 26 shkurt, Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë shqiptoi dënimin ndaj Dodikut për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë në këtë rast, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Llukiq, u lirua nga akuzat.

Ky është vendim i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik mund të ankohet.

Dodik është përballur me gjyq nën akuzat se kishte nënshkruar dekrete presidenciale, përmes së cilëve kishte shpallur të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga përfaqësuesi i Lartë.

Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Sërpskas.

Në Kodin Penal të Bosnjës për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë parashihet dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim si dhe mundësi të shkarkimit nga detyra të një individi dhe ndalimi i veprimtarisë politike.

Pas shqiptimit të dënimit, Dodik u tha mbështetësve të tij të mbledhur para Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërspka se “nuk ka arsye për shqetësim”.

Ai po ashtu tha se Asambleja e entitetit serb do të ndërmarrë disa vendime, përfshirë atë që të refuzohet procesi në Gjykatën e Bosnjës dhe të “ndalohet puna e Prokurorisë në territorin e Republikës Sërpska”.

“Vendimi i dytë është ndalimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Sërpska", tha Dodiku, duke paralajmëruar po ashtu se do të miratohet një ligj që do të ndalojë veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës dhe të formimit të këtyre institucioneve në nivel entiteti.

Kundër dënimit të Dodikut janë shprehur udhëheqësit në Serbi, të cilët e kanë cilësuar si “sulm ndaj serbëve”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka cilësuar si “të turpshëm, të paligjshëm dhe jodemokratik” vendimin e Gjykatës së Bosnjës, i cili sipas tij synon “shkatërrimin e Republikës Sërpska dhe rrënimin e pozicionit të popullit serb”.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, deklaroi pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, se ky organ, me propozimin e Vuçiçit ka miratuar shtatë konkluzione, ku ndër të tjera dënohet vendimi i gjykatës, që cilësohet si “jodemokratik dhe i paligjshëm” dhe bëhet thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe ndalimit të “shkatërrimit të mëtejmë të sistemit” të krijuar nga ky dokument.

Për dënimin ndaj Dodikut ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, që tha se ky vendim është “sulm ndaj serbëve dhe Serbisë”./ REL

Të këshilluara

Trump shkurton 1,600 vende pune në USAID

Administrata e Trump-it ka njoftuar shkurtimin e 1,600 vendeve të punës në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) brenda Shteteve t...

16:43

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI