Flash

DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte sigurinë e Bosnje-Hercegovinës

Lapsi.al 27 February 2025
DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që do të minonte

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnje-Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, tha zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce, sipas “Sarajevo Times”.

Deklarata e Bruce erdhi pasi Gjykata e Bosnje-Hercegovinës dënoi presidentin i Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës si president.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar për disa dekada për një Bosnje-Hercegovinë të qëndrueshme. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, shkroi Bruce në X.

Dodik është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të arritur më 1995.

Më 26 Shkurt, Gjykata në Bosnje-Hercegovinë caktoi dënimin ndaj Dodik për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Ky është vendim i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik mund të ankohet. Dodik është përballur me gjyq nën akuzat se kishte nënshkruar dekrete presidenciale, përmes së cilëve kishte shpallur të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga përfaqësuesi i Lartë.

Në Kodin Penal të Bosnje-Hercegovinës për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë parashikohet dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim si dhe mundësi të shkarkimit nga detyra të një individi dhe ndalimi i veprimtarisë politike.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI