Flash

Bardhi tregon pakon: 11.3 kg prova në SPAK për korrupsionin e Belinda Ballukut

Lapsi.al 27 February 2025
Bardhi tregon pakon: 11.3 kg prova në SPAK për korrupsionin e Belinda

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi një foto të një pakoje të madhe me peshë siç thotë ai 11.3 kg që i është dorëzuar kreut të SPAK, Altin Dumani këtë javë. Ai paralajmëron se të shtunën do të dorëzojë të tjera prova për zv/kryeministren Belinda Balluku të cilën e akuzon për korrupsion.

"Belinda Balluku = Korrupsion! 11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp! p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!" - shkruan Bardhi në postimin e tij.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së ka bërë disa kallëzime e denoncime ndaj Ballukut në SPAK. E fundit ishte në dhjetor 2024. Bardhi denoncoi Ballukun për skemë abuzive të ndërtimit të Digës së Zadejës ku sipas tij i janë grabitur 4.5 milionë euro qytetarëve shqiptarë.

Në tetor 2024 Partia Demokratike denoncon se zv/kryeministrija, njëkohësisht ministre e Energjetikës, Belinda Balluku ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milionë euro buxhetit të Shtetit vetëm për 2023. Vetëm për natën e Vitit të Ri, 31 dhjetor 2023, grabitja thotë Bardhi përllogaritet në 88.960 euro. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI