Flash

Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

Lapsi.al 27 February 2025
Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

Eshtë e habitshme se si sjellja publike e Erjon Velisë pas arrestimit, përbën sintezën perfekte të të gjithë karrierës së tij politike. E vogël dhe e varfër, pa bosht dhe pa qëndrim, e mbështetur në cicmice dhe jo në argumenta të fortë. E kompleksuar nga hija e padronit dhe nga frika e të qenit pa pushtet, mbrojtja që Velija po i bën vetes duket po aq e mjerë sa i gjithë rrugëtimi i tij në politikë. Në një aspekt, duke lënë mënjanë se çfarë ai përfaqëson, deformimi i qënies njerëzore shkakton keqardhje.

Kryetari në detyrë i Bashkisë, në procesin kundër tij, ka tentuar të tregojë dhëmbët, të cilat nuk arritën të kafshojnë kurrë, por në pamundësi e pafuqi për t’u marrë me sistemin e “drejtësisë së re”, ka zgjedhur të bëjë target një prokuror të vetëm. Që këtu, beteja e tij bëhet e meskine, e pavlerë dhe e pavërtetë. Erjon Veliaj, i njohur për dinjitetin e tij, na qenka fyer rëndë nga fjalori i prokurorit Olsi Dado në sallën e gjyqit dhe ky serviret si argument për një proces të padrejtë. Pastaj zgjedh të merret me kafkën e prokurorit, pasionin e tij për violinën, notat në shkollë e shokët në jetë, duke e vënë veten në rolin banal të garipit të munguar, në vend se procesin ndaj tij ta ngrejë në nivelin e përplasjes me padrejtësinë e pretenduar të sistemit.

Rasti Veliaj në DerStandard. Rama po mundohet të vërë nën zgjedhë SPAK

Kjo rrugë që ka zgjedhur apo ia kanë sugjeruar, është mbrojtja më e keqe që Veliaj mund t’i bëjë vetes. Sepse edhe në momentet vendimtare të karrierës por edhe jetës personale të tij, ai po dëshmohet i pavërtetë. Veliaj flet për Olsi Dadon por nuk guxon të përmendë Altin Dumanin, përmend prokurorët, por jo prokurorinë. Por a është burgosja e tij vullneti i një burri të vetëm? Veliaj bëhet i pabesueshëm edhe kur procesin ndaj tij e krahason me metodat e sigurimit të shtetit, ndërkohë që pak kohë më parë i kishte vlerësuar maksimalisht “kolegët e SPAK” dhe u kishte premtuar bashkëpunim të plotë, aq shumë ishte impresionuar nga profesionalizmi i tyre. 

Ish delfini i Ramës, nga forca e të propaganduarit për vite me radhë ka humbur aftësinë e të qenit real. Ai po sillet përsëri sikur është përpara kamerave dhe sikur versioni që do t’i shesë publikut është ai që do të montohet nga njerëzit e tij, ndërkohë që në jetën reale rrezikon vite të tëra dënim nëse akuzat e SPAK mbeten në fuqi. Kjo nuk është një kronikë e gatshme televizive. Në vend të përsiatjeve Ols Kafka apo Ols Violina, Veliaj do duhej të merrej një për një me akuzat ndaj tij, të bënte betejë me procesin dhe jo me procesuesin. Të përpiqej që të paktën një herë në jetë të shkonte tek thelbi i problemit dhe jo tek efektet mediatike. 

Nëse ia del të kuptojë se këtë herë nuk po lufton për vota por për lirinë e tij, Veliaj do të arrijë të shohë që rrethi ku e ka futur veten nuk ka asnjë kuptim. Ata që shumëfishojnë goditjet e tij ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi, qajnë paratë e gatshme që prisnin t’i shumëfishonin në ditët e fushatës. Fati i Veliajt si individ nuk përbën vlerë për ata që e kanë konsideruar thjeshtë si lopën e majmur të bashkisë, që e milnin në mënyrë periodike. 

Veliaj në kurthin e gjuhës/ Çfarë rrezikon nga kërcënimet për prokurorët

Edhe “mërzia” e Ramës me djemtë e SPAK, çfarë ngushëllimi mund të përbëjë për Veliajn kur kohë më parë ai kishte nisur demontimin e tij. I hoqi frerët e drejtimit politik të Tiranës, e goditi në mbeldhje asambleje e kryesie, e fshiu nga fotot dhe e eleminoi nga daljet e përbashkëta në publik, i kërkoi mos merret me zgjedhjet por me pastrimin e qytetit... A ishin këto shenja të qarta të fundit të pashmangshëm të pretendentit për fron?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës/ Çfarë bleu me 860 mijë euro

Erjon Velija, që gjithë karrierën e tij nuk guxoi kurrë të përballet me të vërtetën, edhe brenda kafazit të gjykatës këto fakte kërkon të mos i shohë dhe fatin e tij t’ia faturojë një prokurori të vetëm. Ai nuk flet për zhvlerësimin e menjëherëshëm që i bëri kryeministri apo për goditjet që mori brenda organizatës, si paralajmërimi më i qartë për atë që e priste. I eviton këto si dikush që beson se po nuk i përmendi faktet ato nuk ekzistojnë. Destini i tij duket ai i një njeriu që po shkon drejt fundit vet, si ndëshkim jo vetëm për atë që ka bërë por edhe për atë që është. Pa mundur asnjëherë të tregojë ato “të çelikut” apo të përballet me të vërtetën. Deri tani, ky është “vetëflijimi” më i madh por edhe më i pavlerë në kupolën e lartë të Rilindjes. Të paktën të shkonte si kurban i boss-it dhe jo i “Qerosit”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse s'besoj tek SPAK edhe pas Veliajt

Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi, fronti i mbështetësive të SPAK-ut ka qenë mjaft i gjerë dhe i bashkuar...

18:37

Të kërkosh demokracinë me parti autokratike!

“Demokracia moderne është e pamendueshme pa partitë politike”. Ndonëse Shqipëria nuk është demokraci e vërtetë, partitë politike janë në themel të sistemit tonë...

09:46

Fushata politike anti-SPAK

Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ka prodhuar një fushatë politike që ka si synim parësor delegjitimimin e SPAK dhe të drejtësisë së re. Si kurrë më parë ...

10:15

Rënia e Velisë është rënia e Edi Ramës

Në 12 vite si kryeministër, Edi Rama nuk është dukur më keq se dy ditët e fundit, pas dërgimit në qeli të atij që ishte projektuar si pasardhës i tij në Partinë...

15:34

Një drejtësi e pavarur, jo e përkryer

Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj nga SPAK, ka prodhuar një reagim të fuqishëm, sidomos në kampin e majtë. Disa kanë hedhur hije dyshimi mbi arrestimin e ...

11:15

Po sikur Albin Kurti të tërhiqej?

Ndonëse pushteti nuk është një frut që shijohet intelektualisht, do qe tejet interesante të shihej një eksperimet, ku kryeministri aktual i Kosovës, të vendoste...

13:14

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI