Flash

Trump nxjerr Videon me vizionin për Gazan: Statuja floriri, palma, plazhe

Lapsi.al 26 February 2025
Trump nxjerr Videon me vizionin për Gazan: Statuja floriri, palma, plazhe
Presidenti Donald Trump ka publikuar një video në rrjetet sociale të krijuar nga Inteligjenca Artificiale që tregon vizionin esë ardhmes për Gazën, ku qëndron e vendosur një statujë ari në nder të tij. Pamjet, të cilat presidenti Trump i publikoi në Instagram dhe Truth Social, ilustrojnë territorin e shkatërruar të Gazës si një rivierë të Lindjes së Mesme me një hotel luksoz “Trump Gaza”, rrokaqiej të ngjashëm me Emiratet dhe resorte në plazh.
Në videon 33 sekonda të AI me titull “Gaza 2025: Çfarë më pas?” tregon vizion e Donald Trump për territorin palestinez. Pamjet e krijuara me Inteligjencë Artificiale nisin me pamjet e një vogëlushi palestinez që po largohet nga militantët e Hamasit nëpër rrënoja në një rrugë të bombarduar në Rripin e Gazës. Më pas shfaqen kullat e ngritura rreth qytetit të shkatërruar përpara se një grua dhe dy fëmijë të dalin nga një tunel drejt një lagjeje të rigjallëruar. Videoja më pas zbulon pamjet bregdetare që e bëjnë Gazën të duket e ngjashme me me Dubain. Pak çaste më vonë, Elon Musk shihet duke u hedhur në ajër dollarë amerikanë, ndërsa një turmë buzë plazhit e duartroket. Video e krijuar nga AI përfundon me pamjet e një hoteli që mban emrin “Trump Gaza”. Një statujë e madhe prej ari e presidentit të SHBA shihet në një rrethrrotullim, ndërsa Trump dhe Netanyahu shfaqen duke pushuar pranë një pishine.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI