Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Rektori kamikaz që Rama e përdori si shantazh ndaj drejtësisë

Lapsi.al 26 February 2025
Rektori kamikaz që Rama e përdori si shantazh ndaj

Fatbardh Sallaku, rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndoshta nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se do ia përshtaste më mirë sesa sot, mbiemrin e tij forcës politike të cilës ai do t'i shërbejë.

Pas raprezaljes që SPAK bëri mes pedagogëve të këtij institucioni, ai pranoi urdhërin për të folur para grupit parlamentar të partisë në pushtet, që është ngërthyer në një proces shantazhi ndaj prokurorisë të posaçme. Me gojën që i thahej, me frymën që i merrej si një njeriu në hall, Sallaku u justifikua me argumenta idiotë se pse nuk kishte folur para mediave, por pikërisht në grupin e PS-së. "Po e bëj këtë që fjala ime të mos pritet dhe të dalë e plotë" tha ai, sikur e vetmja platformë moscensurimi në vend të ishte çerdhja e rilindasve.

Rektori i UBT: Kam dorëzuar telefonin, nuk kam gjë për të fshehur

Ai e shpuri absurdin edhe më tej, kur në një përpjekje për t'u çngjyrosur nga boja mavi, tha se qe i gatshëm të fliste edhe përpara auditorëve të tjerë, si për shembull përpara komisionit parlamentar për arsimin. 

Me ngërçin e atij, që edhe është i detyruar të shërbejë për nënën parti, por edhe nuk do ta bëjë fytyrën baltë, rektori Sallaku, filloi të broçkullisë jashtë temës së marrëdhënieve me drejtësinë për të cilën e kishin thirrur. Ai foli para deputetëve socialistë për lidhjen e universitetit të tij me atë Bocus të Vienës, për diplomat duale, për vështirësinë që të binden studentët për të studiuar për agronomi apo veterinari. Me gjysëm zëri pranoi se SPAk i ka marrë telefonin dhe se ai qe i hapur për çdo hetim. Natyrisht sipas vijës politike të partisë nuk harroi shprehjen standarte sa për të larë gojën: "ne nuk e paragjykojmë drejtësinë".

SPAK: 900 mijë euro abuzime me tenderat tek Universiteti Bujqësor

Pyetja që shtrohet pasi dëgjimit të këtij belbëzimi të rrokjëzuar dhe pa thelb është se ku ndryshon ky njeri që e konsideron veten akademik nga një patronazhist i rëndomtë?  Çfarë diference ka midis Fatbardhit dhe atyre fatzezave si Çiljeta apo Luiza Gega, që shkonin protestonin para dyerve të SPAK-ut, për të mbrojtur njeriun që i kishte financuar garat apo koncertet?

Diferenca në përdorim ishte shumë e vogël. Por ama duhet thënë se partia di se kë zgjedh. Të njëjtin njeri e kanë futur më parë në xhep bosët e inceneratorëve. Universiteti Buqësor ka pas nënshkruar kontratë me Inceneratorin inekzistent të Tiranës, madje ka shumë artikuj dhe kronika televizive që dëshmojnë se sipas specialistëve të bujqësorit, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto e kanë transformuar zonën e Sharrës. 

Rama: Paraburgimet dhe noterizimet në Gjykatën Speciale nuk do t’i pranoj më

A mundet që njerëz të tillë të mos përdoren edhe nga pushteti që sot ka më tepër nevojë se kurrë? Fatbardh Sallakun e morën para grupit socialist për ta përdorur si kamikaz në betejën propagandistike, që Rama ka nisur gjoja për reformimin e drejtësisë. Ai u përdor thjesht si kukulla e radhës për t'i thënë SPAK-ut se partia nuk e lejon të kalohen disa limite. Prandaj duke e ditur këtë, ai doli live përpara gjithë shqiptarëve për të broçkullisur me frymën që i merrej dhe me gojën që i thahej, gjëra pa lidhje. Dhe pasi e kreu detyrën doli nga salla dhe nuk pati më guxim të fliste ndonjë fjalë para mediave.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI