Flash

Rama: Shqetësim nxitimi për të deklaruar 24 masa sigurie, të mos bllokohet puna

Lapsi.al 26 February 2025
Rama: Shqetësim nxitimi për të deklaruar 24 masa sigurie, të

Kryeministri Edi Rama komentoi masat e sigurisë të vendosura ndaj stafit të Universitetit të Bujqësorit. Rama u shpreh se 24 masa sigurie janë një numër marramendës.

Sipas tij s'ka asnjë lloj flagrance, asnjë lloj arsye për të krijuar një goditje ndaj një institucioni të arsimit të lartë. Ai theksoi se nësë ka pasur abuzime personat duhet të përgjigjen deri në fund.

"Të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në kthesë historike dhe që e ka të ardhmen në partneritet strategjik në një prej universiteteve të vjetra të botës.

Ajo që më shkoi në mendje kur pas lajmin është se cfarë do të mendojnë partnerët austriak. Është një numër marramendës. S'ka asnjë lloj flagrance, asnjë lloj arsye për të krijuar një goditje ndaj një institucioni të arsimit të lartë. Nese ka pasur abuzime duhet te përgjigjen deri në fund. Kjo besoj është e mjaftueshme sa i përket konkretisht çfarë tha rektori. Gjithë shqetësimi është pë të dhënë një mesazh për prindërit, parteneret, studentet që ndërkohë që drejtësia do të bëjë punën e vet, nuk ka arsye për të bllokuar punën. Të marrësh 24 masa sigurie, të trondisësh një Universitet të tërë dhe të trondisësh një marrveshje me universitet e BOCU të Vienës. I jam lutur hajde në Shqipëri që në 2030 ta kemi universitet për gjithë rajonin. Si u shpjegohet austriakëve që një force speciale futet në universitet a thua se u fut në fshatin e Corleones. Kur pyeta rektorin me tha se bëhet fjalë nën 300 mln të vjetra." tha Rama.

Të këshilluara

Mblidhet sot grupi parlamentar i PS-së

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhjen e sotme do të zhvillohet edhe një seancë ...

08:35

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI