Flash

Nuk ndalet mllefi i Erjon Veliajt/ Lumë fyerjesh nga qelia e Durrësit

Lapsi.al 26 February 2025
Nuk ndalet mllefi i Erjon Veliajt/ Lumë fyerjesh nga qelia e Durrësit

Dikur Erjon Veliaj fliste për kopshte, çerdhe e pemë, ndërsa sot nga burgu e mbush gojën me mllef dhe sharje. Kryebashkiaku që ndante nga të gjitha anët leje ndërtimi, e kishte bazuar PR e tij tek energjia e mirë, ndërsa tani ka vetëm një gjë për të ndërtuar: një listë të gjatë fyerjesh për drejtësinë që e futi pas hekurave.

Ja disa nga “perlat” që ka lëshuar nga qelia vetëm në statusin e tij të fundit:

Për prokurorin Ols Dado:

“Përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës”

“Një maniak që më ka hyrë nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanët e gruas sime”

“Pitbulli i Sali Berishës”

“Violina e Saliut”

“Një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz”

“Ols akrepi”

“Prokuror hajvan”

Për gjykatësin Erion Bani:

“Adashi kasap”

“Gjykatës taleban”

“Ban nepërka”

 Për Sali Berishën:

“Sali Fundërrina”

“Sali Këllira”

“Vrasësi i 21 janarit dhe Remzi Hoxhës”

“Krimineli i Gërdecit”

“Burgosësi i liderit të opozitës”

“Zjarrvënësi i ‘Koha Jonë’”

“Druvari mbi opozitarët”

“Hajduti i zgjedhjeve”

“Bashkëthemeluesi i piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën”

“Pompisti i naftës së Millosheviçit”

“Bësepreri i Azem Hajdarit”

“Gllabëruesi i Klubit Partizani”

“Shoku i idealeve të Rezar Taçit”

“Grepsi i lekëve të fëmijëve autikë”

Kjo metamorfozë nga “kryebashkiaku i mirë” te “i burgosuri i inatosur” është edhe ironia më e madhe për një politikan që dikur e mbulonte realitetin me ngjyra, buzëqeshje dhe fjalë të ëmbla.

Po çfarë ndryshoi? Deri pak javë më parë, Veliaj ishte në majën e qendrës së pushtetit, kontrollonte lejet e ndërtimit, qindra miliona euro taksa dhe sigurisht; ekranet e televizioneve. Ndërsa tani kontrollon vetëm pusullat që dërgon nga qelia.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI