Flash

E ardhmja e turizmit është TI 

Lapsi.al 26 February 2025
E ardhmja e turizmit është TI 

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mira Murati tani? A do ta shesë Sam Altman ChatGPT? A do ta shpëtojnë planetin makinat elektrike? Po operacionet në distancë falë 5G, sa do ta transformojnë mjekësinë?

E pra, kurrë më parë nuk është folur kaq shumë për teknologjinë dhe inovacionin, të cilat kapushtuar çdo aspekt të jetës sonë. Ndaj nuk është çudi që gjithë ky impakt që inovacioni ka në jetën ekonomike e sociale ndjehet si kurrë më parë edhe në Shqipëri, ku ka filluar të gëlojë tashmë një komunitet vibrant start up-esh dhe sipërmarrjesh inovative.

I përbërë nga biznese të guximshme, të konceptuara e menaxhuara kryesisht nga të rinjtë, ky ekosistem inovacioni, i nxitur fillimisht nga zhvillimet ekonomike dhe sociale në botë, ka shkaktuar efektin e anasjellë, pra e ka kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorë tëhuaj dhe nomadë digjitalë. Kjo falë ligjeve të favorshme, taksave e kostove të ulëta, por edheklimës e mënyrës së jetesës.

Duhet theksuar se Shqipëria ka hedhur hapa gjigandë që favorizojnë zhvillimin e ekosistemit tëinovacionit, ku kryesoret mbeten miratimi i ligjit për start up-et dhe krijimi i Startup Albania Agency, një institucion kyç që lehtëson proceset dhe stimulon start up-et, nomadët digjitalë, sipërmarrjet e lidhura me teknologjinë, etj. Nga ana tjetër, qeveria e stimulon ekosistemin duke mbështetur financiarisht sipërmarrësit e rinj, start up-et apo idetë inovative. Edhe institucionet akademike kanë nisur përpjekjet për të shkuar përtej procesit bazik mësimor, me ambicien për t’u shndërruar në laboratorët ku krijohen dhe zhvillohen idetë e para të biznesit inovativ.

Inovacioni ka depërtuar kështu në çdo fushë të jetës, por një sektor ku ndjehet veçanërisht impakti i tij është turizmi. Ja pse në evente prestigjioze globale si ITB Berlin, i cili do të mbahet këtë vit në kryeqytetin gjerman nga data 3 deri në 6 mars, janë integruar platforma speficike dedikuar inovacionit e teknologjisë, si “TTA - The Marketplace for Technology, Tours & Activities”. Dhe vendi ynë, i cili është është host country në panairin e këtij viti nën petkun e “Albania All Senses”, nuk do të përfaqësohet vetëm nga operatorë turistikë, por edhe nga disa prej elementëve më të spikatur të ekosistemit të start up-eve dhe inovacionit.

Mësohet se “delegacioniynë përbëhet edhe nga sipërmarrje inovative si “Albanian Night” e GADK, dy koncepte moderne të promovimit të kulturës, traditës e turizmit shqiptar. Po ashtu të pranishëm do të jenë konceptet e hapësirave të co-working si Destil Creative Hub, me projektin “Space 05” kushtuar promovimit të punëve artizanale apo CooLab me projektin C4Communities, laboratori ku talente vendase takohen me gjenialitetin e nomadëve digjitalë. Pjesë e delegacionitjanë edhe start up-e si “Patoko”, theboatapp (e para marine data cloud në vendin tonë) apo Rent from locals, pionierë të teknologjisë e inovacionit në vend. Këto sipërmarrje janë mbështetur nga projekte si EU4Innovation, zbatuar nga GIZ në Shqipëri, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, apo grantet e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencisë Startup Albania.

Sigurisht që kryefjala në ITB Berlin do të jenë destinacionet turistike, turizmi sportiv, punimet artizanale, glikotë dhe vera, por në kohët kur jetojmë asgjë nuk mund të kuptohet pa Turizmin Inteligjent, pra Tourism Intelligence ose TI.

E ardhmja, por edhe e tashmja e turizmit, është tani dhe është TI! 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI