Flash

“Djemtë shqiptarë fryjnë buzët”, konsulentja e bukurisë i zbulon të gjitha

Lapsi.al 26 February 2025
“Djemtë shqiptarë fryjnë buzët”, konsulentja e

Dikur, kujdesi për pamjen ishte kryesisht "punë grash", por sot ky fakt ka ndryshuar ndjeshëm. Përkushtimi ndaj bukurisë është bërë një fenomen që përfshin të gjitha grupmoshat dhe ka kaluar përtej stereotipeve të së kaluarës.

Së fundmi kosulentja e bukurisë Evis Sinojmeri ka qenë e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ajo vuri theksin te kujdesi i shtuar i meshkujve shqiptarë për paraqitjen e tyre.

“Kanë nisur të trajtohen shumë edhe djemtë. Ne nuk themi më “qeth” flokët, por “pret” flokët, pasi ata tani i stilojnë, i lyejnë, stilojnë mjekrën dhe vetullat.’’-tha ajo

Një tjetër detaj që estetistja ka ndarë është se gjithnjë e më shumë politikanë shqiptarë janë duke i kushtuar rëndësi dukjes, duke u trajtuar përmes shërbimeve të bukurisë.

“Kam patur politikanë që kanë ardhur në sallon dhe që i kushtojnë shumë rëndësi dukjes. Ka dhe politikanë që kanë bërë mbjellje të flokëve. Një pjesë goxha e konsiderueshme ka nisur edhe me vetullat. Mund të shohim edhe meshkuj që i heqin shumë vetullat edhe më shumë se femrat. Shikoj dhe trajtimet me botox, buzë të bëra, mollzat, ballin me baby botox. Shumë meshkuj kanë nisur ta përdorin. Nuk jam kundra, por në limite. Pasi humbin maskilitetin.“, shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI