Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Departamenti i Musk: USAID dhe Soros asgjësuan opozitën në Shqipëri

Lapsi.al 26 February 2025
Departamenti i Musk: USAID dhe Soros asgjësuan opozitën në

Nga SHBA po vijnë përditë e më shumë sinjale të qarta, se administrata e kaluar e demokratëve ka financuar një reformë në drejtësi që ka pasur si qëllim asgjesimin e opozitës në Shqipëri. Aq të forta po bëhen këto indicie sa vendi ynë po merret si një shembull ́në rang global për të demostruar se si fondacioni Soros dhe USAID kanë keqpërdorur taksat e qytetarëve amerikanë për të instaluar regjime anti-demokratike.

Kjo u pa edhe ne dëgjesën e pyetje-përgjigjeve që Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA (DOGE) i drejtuar nga i besuari i Trump, Elon Musk, ka zhvilluar para kongresit, në një seancë dëgjimore për atë që ata e cilësojnë si shpërdorimi i parave të USAID nëpër botë. Në seancën e gjatë më shumë se dy orë ku raportuan zyrtarë të DOGE, u përmend në dy raste edhe Shqipëria.

Një nga dëshmitarët, një gazetar i amerikan, Tyler O’Neil, tha se ndihma amerikane përmes USAID, është përdorur nga miliarderi majtist, George Soros për të përndjekur liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha

“Fondacioni Shoqëria e Hapur i Soros dhe USAID financuan së bashku Institutin Lindje Perëndim. Mes gjërave të tjera, instituti prezantoi ndryshime në sistemin e gjykatave në Shqipëri që ndër të tjera rezultoi edhe në burgosjen e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe asgjësimin e oponencës së kryeministrit socialist Edi Rama”, thotë një prej raportuesve.

[video width="576" height="316" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/dgdfgdfhf-1.mp4"][/video]

Në Institutin Lindje-Perëndim drejtoreshë e programit të Shoqërisë Civile është Delina Fico, ish-partnerja e kryeministrit Edi Rama.

Ajo është akuzuar ditë më parë edhe nga Sali Berisha për përvetësim të fondeve të USAID për të ndikuar reformën në sistemin e drejtësisë dhe për të goditur opozitën.

Por edhe më e fortë se dëshmia e gazetarit ishte ndërhyrja e kongresistes pranë Trumpit, Marjorie Taylor Greene, që bashkëdrejton këtë komision. Ajo renditi disa fakte të rrëshqitjeve anti-demolratike në vende si Hungaria, ku USAID u angazhua kundër qeverisjes së Orbanit, apo rastin e Rumanisë ku fitorja e një kandidati opozitar e implikoi USAID-in në anullimin e zgjedhjeve. Mes zgjedhjeve të rënda ajo përmendi edhe rastin shqiptar. Ajo ngriti pyetjen se përse USAID dhe taksapaguesit amerikanë duhet të financonin përndjekjen e liderit opozitar.

 “Pse USAID është i përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri, që rezultuan në burgosjen e liderit të opozitës në Shqipëri?” theksoi Marjorie Taylor Greene duke bërë një pasqyrë të përgjithshme globale.

"Ajo që kemi mësuar këtu është se USAID është përdorur si mjet nga demokratët për të bërë lavazh truri në mbarë botën me propagandë globaliste, për të imponuar ndryshime regjimesh në mbarë botën".

[video width="1044" height="514" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/ghtrtyuyt.mp4"][/video]

Admnistrata e re e Donald Trump bllokoi fondet e USAID dhe po kryen një verifikim të gjerë të të gjitha programeve, ku nga raportimet e deritanishme janë konstatuar shpërdorime të shumta të parave të taksapaguesve amerikanë.

Nga ndihma amerikane përmes USAID në Shqipëri përfitonin edhe SPAK. Ambasada amerikane në Shqipëri njoftoi disa javë më parë zyrtarisht ndërprerjen e ndihmës përmes USAID.

Por përveç kësaj, në qarqet pro Trump në Uashington po përvijohet ideja se administrata e shkuar është ndikuar nga fondacioni Soros, ka financuar një drejtësi politike në mënyrë që të mbante në këmbë regjimin shqiptar.

Përpara këtyre deklaratave në komisionin e kongresit (Në videon më poshtë mund të ndiqni të plotë diskutimin e bërë në Washington për këtë cështje) ishte ish strategu i fushatës së Trump dhe njeriu i tij i afërt, Chris LaCivita që deklaroi për Nev York Times se ai do të ndihmonte Partinë Demokratike në Shqipëri me qëllimin e qartë: "të mposhtë një socialist (Edi Ramën) që është një peng dhe kukull e familjes Soros".

LaCivita pohoi se qëllimi i tij ishte i qartë: "Unë po eksportoj MAGA - Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri!"

©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=Hholic0aNvY

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI