Flash

Berisha i kërkon Ramës të mos rrethojë SPAK, vetë e ka kthyer në pikë grumbullimi

Lapsi.al 26 February 2025
Berisha i kërkon Ramës të mos rrethojë SPAK, vetë e ka

Problemet personale që kanë me drejtësinë dy krerët e politikës shqiptare, e ka bërë të vështirë, gati të pamundur kohërencën në raport me pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme apo Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Ditën e sotme, ka habitur mbrojtja që Sali Berisha u ka bërë institucioneve të reja të drejtësisë. Berisha ka ngritur tonet ndaj Edi Ramës, duke e paralajmëruar se do të ketë një përgjigje të ashpër nëse organizon ndonjë rrethim të institucionit, siç ndodhi pas arrestimit të Erjon Veliajt.

“E paralajmëroj Edi Ramën, në rast se i lejon vetes të rrethojë institucionet, Surreli do i rrethohet”, tha Berisha, duke lënë të kuptohet se opozita do të organizojë protesta në Surrel, si kundërpeshë ndaj presioneve që po i bëhet SPAK dhe GJKKO-së.

Ironia? Vetë Berisha vazhdon të organizojë protesta para SPAK-ut, çdo dy javë kur paraqitet për masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Hyrja e institucionit, sa herë paraqitet Berisha shndërrohet në një podium opozitar, ku SPAK përshkruhet si një organizatë kriminale, që do të çmontohet nëse PD vjen në pushtet.

Ndërsa Rama po përpiqet të nxjerrë SPAK-un si “pa standarte europiane”, Berisha e trajton atë si një kundërshtar të drejtpërdrejtë politik, duke e sfiduar me tubime dhe paralajmërime.

Duket sikur qeveria me opozitën janë në garë, se kush ka ekskluzivitetin për “rrethimin” më të madh, sepse njëri përpiqet të mbajë SPAK-un në presion propagandistik, tjetri e ka shndërruar në pikë grumbullimi të militantëve. Dhe e vetmja gjë që po rrethohet vërtet në këto kushte, është logjika.

FJALA E BERISHËS:

Edi Rama përpiqet me propagandën e tij të krijojë një analogji të qëndrimeve të tij prej kryehajduti ndaj prokurorëve me qëndrimet tona. Jo, është krejtësisht tjetër. Njëherë duhet të qartësojë shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.

Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike. Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias.

Kjo do bëhet me reformim dhe në asnjë rast duke shndërruar grupin parlamentar në prokuror, as në avokat dhe aq më pak partia që pretendon luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit, të bashkohet me cilindo qoftë në mbrojtje të korrupsionit.

Ai e shndërroi grupin e hajdutëve, se imagjinoni çfarë gëzimi kishte aty, Bushka në një anë, Lubia në anën tjetër, Taulanti në anën tjetër, Damiani atje ku ishte i ulur, Ulsiu kërcente nga gëzimi kur dëgjonte rektorin.

Mor zoti Sallaku, a e kupton që u fute në strofullën e hajdutëve ti? Kujt i qahesh ti?

Pra, të gjithë këta janë të përfunduar. Këta janë të marrë fund dhe këta të mos kujtojnë kurrë se mund të kryejnë qoftë edhe veprimin më të vogël me mbështetjen e opozitës. E kundërta është. E paralajmëroj Edi Ramën, në rast se i lejon vetes të rrethojë institucionet, Surreli do i rrethohet.

Nuk ka, nuk mund të ketë akte triumfi të Eskobarit siç ndodhi në vitet ’80 në Kolumbi. Jo. Ndaj dhe uroj që të mos ndryshojë mendje se deklaroi se nuk do e rrethojë më. Të mos ndryshojë mendje se do e gjejë Surrelin të rrethuar.

Nuk bëhet kjo. Lërini ato, janë procese, reforma. Por ta shndërrosh grupin parlamentar në rifuxhio të hajdutëve. E tregoi sot veten me seancën që dëgjoi. Imagjinoni ju hajdutët më të mëdhenj bëhen gjykatës. Nuk kishte seancë si ajo. Ajo ishte seanca më tragjikomike në histori. Ndaj dhe këto janë qëndrimet tona.

Absolutisht zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe një program i shkëlqyer për shqiptarët" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI