Flash

Berisha: Diktatori sot nuk ka Sigurimin, por ka Pojën, Troplinët e Bajrat

Lapsi.al 26 February 2025
Berisha: Diktatori sot nuk ka Sigurimin, por ka Pojën, Troplinët e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në prezantimin e programit të të përndjekurve politikë, është shprehur se, Rama është narkodiktatori i ri.

Sipas tij, Rama tani nuk ka sigurim të shtetit, por ka bandat, si Bajrat në Shkodër, Pojën e Xhevdet Troplinin në Durrësi e të tjera banda në qytete të tjera.

"Diktatori sot, nuk ka një Sigurim Shteti, siç kishte diktatori i dikurshëm. Por ka instrumente terrori të njëjta me ato që kishte diktatori i dikurshëm. Nuk ushtrojnë më pak terror Bajrët kur shpalosin autokolonat e tyre në Shkodër, se sa xhipat e Sigurimit të Shtetit" u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur miq, sot ne diskutojmë programin e PD për trajtimin në tërësi të problemeve serioze, shumë të rëndësishme të shtresës së të Përndjekurve Politikë. Por ne e diskutojmë këtë program në një kohë kur, shoqëria shqiptare, Shqipëria përjeton diktaturën e dytë.

Përjeton një diktaturë në të cilën një pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste përdor ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës mjetet më të egra që mund të përdorë për këtë kohë. Ne jemi sot nën një regjim në të cilin narkodiktatori njëlloj si diktatori i viteve ’50 ka në duart e tij çdo pushtet në këtë vend. Ka në dorë të tij të gjithë vendimmarrjen, konsideron pasuritë e këtij vendi si pasuri të vetat dhe të klaneve të tij kriminale.

Diktatori sot, nuk ka një Sigurim Shteti, siç kishte diktatori i dikurshëm. Por ka instrumente terrori të njëjta me ato që kishte diktatori i dikurshëm. Nuk ushtrojnë më pak terror Bajrët kur shpalosin autokolonat e tyre në Shkodër, se sa xhipat e Sigurimit të Shtetit.

Nuk ushtrojnë më pak terror në Durrës, Xhevdet Troplini, apo i famshmi Poja, se sa dikur dega e Punëve të Brendshme. Por kishte një dallim ama. Dallimi në atë kohë ishte se kishte një ligj, që ata, ligji i keq, ligji i shkruar, mbi bazën e cilit vepronin. Sot nuk ka asnjë ligj.

Ligjet janë krejt tjera. Ligjet janë në rregull. Janë ligje të një vendi demokratik, por ligjet shkelmohen. Ligjet nuk respektohen. Ligji, është në kuptimin absolut vullneti i padrinos. Dhe, në qoftë se diktatori me genocidin e tij se, regjimi komunist ka kryer genocid në Shqipëri.

Regjimi komunist në Shqipëri në aspektin e dhunës dhe represionit, me të drejtë është krahasuar me regjimin nazist në kulmin e luftës. Po! E thotë Karls Xhasper që, në Gjermani për të qenë opozitar duhet të hapje me duart e tua varrin, por ama e thotë gjatë lutës.

Në Shqipëri, gjatë paqes po t’i bëje kundërshti regjimit duhet të hapje ose varrin, ose dyert e burgut dhe të kampit.

Kjo është e vërteta.

Megjithatë, i gjithë ky gjenocid, kjo dhunë preku rreth 20% të popullatës. Kurse, ky gjenocidi i padrinos, i narkotrafikantit, ky në 10 vjet ka largua 45%. Spastrim etnik është ky. Gjenocid është. Pse iknin që të gjithë? Sepse nuk mund të jetojnë. Ikin që të gjithë nga varfëria dhe mjerimi.

Në pamje të parë, ka liri. Po çfarë lirie? Liri për të ikur. Liri për t’u larguar nga ky vend.

Të këshilluara

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani"

Seanca ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, lidhur me dosjen Partizani është shtyrë për më datë 6 mars. Burime bëjnë me dije se në seancën që u mbajt sot n...

16:42

E ardhmja e turizmit është TI 

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mira Murati tani? A do ta shesë Sam Altman ChatGPT? A do ...

15:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI