Flash

21 mijë kg mandarina me pesticide u shitën në treg, 3 të arrestuar në Berat

Lapsi.al 26 February 2025
21 mijë kg mandarina me pesticide u shitën në treg, 3 të

NJOFTIM I PROKURORISE

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u arrestuan shtetasit E.T., A.D. dhe E.T. për veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Shkelje të rregullave për lëndët helmuese‘, ‘Prodhim dhe shitje të ushqimeve dhe lëndëve të rrezikshme për shëndetin apo jetën e njerëzve‘ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore‘ të parashikuara nga nenet 281, 288 dhe 288/c të K. Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.768 mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme Tiranë pas refuzimit në Kroaci të 21593 kg mandarina klementine të dyshuara me pesticide fosmet, rezultoi se produkti është blerë nga fermerët e qarkut Berat dhe Sarandë.

Nga analizat, u konstatua se tek kjo sasi mandarinash kishte mbetje pesticidi “Fosmet” mbi normën e lejuar (0.075 mg/kg -vlera elejuar ≤ 0.01 mg/kg). Në një kohë kur ky pesticid është hequr nga përdorimi nga viti 2022 dhe nuk lejohet të përdoret. Konsumimi i një fruti që përmban mbetje të fosmetit mbi nivelet e lejuara mund të sjellë pasoja për shëndetin e njeriut, veçanërisht nëse ekspozimi është i përsëritur, pasi fosmeti është një kimikat toksik.

Nga hetimet rezultoi se procedura e kthimit të produktit të pasigurt, është bërë pa dijeninë e AKU dhe fermeri E.T. tha se ka asgjësuar produktin e kthyer nga operatori i biznesit ushqimor në një vend të paidentifikuar. Vetë fermeri pretendoi se e kishte hedhur mallin në landfillin e Bashkisë Dimal ku ndërkohë nga këqyrja rezultoi se nuk kishte asnjë mbetje produkti. Gjithashtu në deklarimin e dhënë në AKU sipas procesverbalit të konstatimit rezulton të ketë deklaruar se e ka hedhur mallin në kanale të rastësishme.

Ndërkohë, punonjësi i DRVMB Berat inspektori E.T., në lidhje me këtë rast, ka deklaruar se punon prej 5-vitesh në këtë pozicion dhe ka për detyrë të monitorjë bimët dhe të lëshojë certifikatat fito sanitare. Ai deklaroi se ka shkuar tek fermeri pas ngritjes së grupit të punës dhe se mostrat i ka marë në pemë tek fermeri. Por duke qënë se është personi përgjegjës i cili certifikon mallrat për eksport, ka deklaruar se ka pasur raste që i dërgonte bosh certifikatat tek subjekti dhe vetë subjeti i plotësonte dhe ja dërgonte të plotësuara me foto dhe ai më pas i regjistronte në databasën e DRVMB. Hetimet vijojnë në bashkëpunim edhe me AKU tiranë për të nxjerrë përgjegjësitë nga punonjësit e DRAKU&DRVMB Berat.

Të këshilluara

Avokati: lir Meta mund të lirohet nesër

Avokati i kreut të PD Sali Berisha, por dhe kreut të PL, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku u shpreh se në lidhje me Beris...

19:31

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani"

Seanca ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, lidhur me dosjen Partizani është shtyrë për më datë 6 mars. Burime bëjnë me dije se në seancën që u mbajt sot n...

16:42

E ardhmja e turizmit është TI 

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mira Murati tani? A do ta shesë Sam Altman ChatGPT? A do ...

15:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI