Flash

Serbia bëhet pishman, Vuçiç kërkon falje për votën pro rezolutës ndaj Ukrainës

Lapsi.al 25 February 2025
Serbia bëhet pishman, Vuçiç kërkon falje për

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia ka gabuar duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial, por duhet të kishte abstenuar.

“Mendoj se Serbia ka bërë një gabim, për këtë u kërkoj falje qytetarëve dhe fajin e kam vetë, sepse ndoshta jam i lodhur dhe i rënduar dhe nuk mund t’i bëj të gjitha”, tha Vuçiç për “Happy Television”.

Ai shtoi se Serbia ka abstenuar në propozimin e rezolutës amerikane dhe se “ka votuar ashtu siç duhet”, duke thënë se sipas tij është dashur të abstenojë edhe për rezolutën evropiane.

“Dhe siç mund ta shihni, unë po e them këtë në një kohë kur është fare e qartë se do të humbas favorin apo pikët politike në BE për shkak të kësaj. Mendoj se Serbia duhet të ishte përmbajtur. Nuk kam askënd tjetër për të fajësuar përveç vetes, nuk kam pasur kohë të merrem mjaftueshëm me të”, tha Vuçiç.

Ai vlerësoi se Serbia “qëndroi në situatën më të vështirë të mundshme” për tre vjet në lidhje me mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke shtuar se qëndrimi i Serbisë “nuk do të përmbyset me një, dy apo tre rezoluta”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi dje një rezolutë që rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial, në përvjetorin e tretë të fillimit të pushtimit rus të vendit.

Shtetet e Bashkuara nuk arritën që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të miratonte rezolutën e saj që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus dhe integritetin territorial të shtetit të sulmuar.

Teksti i rezolutës i përgatitur nga Ukraina dhe aleatët e saj evropianë u miratua, duke marrë 93 vota pro, 18 kundër, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë, dhe 65 abstenime.

Serbia votoi pro kësaj rezolute.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI