Flash

Rama në delir: Askush nuk na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit

Lapsi.al 25 February 2025
Rama në delir: Askush nuk na kërkon dot hesap për luftën

Edi Rama, duke folur për aspiratën e Shqipërisë për integrimin në BE, tha se në vendin tonë ka shumë gjëra që nuk shkojnë, duke filluar nga lufta kundër korrupsionit.

Por, kreu i qeverisë tha se askush jashtë PS nuk u kërkon dot llogari për luftën ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, Rama ironizoi edhe Sali Berishën, duke thënë se të ishte për të, SPAK do të ishte shkrirë.

“E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijmë? Nëse ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë ishte shkrirë SPAK sot. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, me zhaba, zhapiqe, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu”, tha kryeministri.

Rama: Ka gjëra që nuk shkojnë, por ama, duke filluar nga kjo e korrupsionit, që është më e tmerrshmja. Është më e tmerrshmja që ne ta pranojmë pa luftë. Që të na kërkojnë ne hesap të tjerët. Ne duhet t’i kërkojmë hesap njëri-tjetrit. Askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit. Çfarë po ndodh këtu, nuk jemi ne viktima.

Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe mbështetur SPAK, ikën. Kush e mban stafetën tani? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijmë? Nëse ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë, ishte shkrirë SPAK sot. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, me zhaba, zhapiqe, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI