Flash

Rama: Këneta do përdorë SPAK si mjet të vetin të luftës politike

Lapsi.al 25 February 2025
Rama: Këneta do përdorë SPAK si mjet të vetin të

Pavarësisht nga sulmet e tij, të mediave apo politikanëve që ka nga pas Edi Rama e ka vizatuar veten dhe PS në si të vetmet garanci për SPAK-un. Drejtësia e re na ka ne edhe tani që Amerika nuk është më, garantoi ai në një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale, ku ndal te lufta kundër korrupsionit. Rama sulmoi opozitën, duke thënë se është subjekt i luftës antikorrupsion dhe e moblizuar për ta përdorur SPAK si një mjet të vetin të luftës politike.

“Në momentin kur një vend vendos të përshkallëzojë luftën ndaj korrupsionit, paralelisht me arritjet forcohet perceptimi i korrupsionit. Prandaj quhet paradoksi i progresit se në vend në atë fazë të krijohet më shumë besim, më shumë qetësi, bindje lidhur me përparimet dhe luftën kundër korrupsionit, krijohet një atmosferë cinizmi, mohimi dhe vendosja e gjithçkaje brenda kornizës së korrupsionit. Unë këtu kam para një nga studimet, thuhet se bërja publike e qëllimeve dhe proceseve që stimulojnë luftën kundër korrupsionit, duke i bërë hapat që hidhen të dukshëm për publikun, çon në perceptimin që korrupsioni është ende më i përhapur, se sa në fakt ai tkurret në këtë betejë.

Reformat institucionale, reformat antikorrupsion, agjencitë që i dedikohen kësaj lufte, kontribuojnë në rritjen e një perceptimi negativ. Është i përkohshëm por i përket kësaj faze ku jemi ne edhe për shkak të një mbulimi histerik në media, hyhet në një fazë ku ka brumë telenovela mediatike dhe ku pavarësisht se çfarë thonë rezultatet konkrete në këtë luftë që janë të matshme.

Kënata është subjekt i luftës antikorrupsion, këneta është e supermbolizuar për të spërkatur me llumin e vet gjithçka këdo dhe vazhdimisht dhe me një strategji të qartë për ta përdorur llogoren antikorrupsion, SPAK si një mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit, përmes rrugës së denoncimeve të gjithfarshme dhe përmes një shantazhi permanent.

Kjo është njëra ana e medaljes, është ajo që shohim dhe krijon perceptimin se këtu janë gjithë hajdutë, këtu vetëm vidhet. Por çfarë thonë faktet konkrete dhe pse BE e konsideron Shqipërinë një vend të angazhuar seriozisht në luftën kundër korrupsionit dh enjë vend që është në hapat e fundit në familjen e BE. S’të bën njeri pjesë nëse të dhënat konkrete të diagnozës tënde nuk tregojnë se ti je për atë. Nuk të bën njeri pjesë”, tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 94.1 lekë dhe do shitet m...

08:15

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI