Flash

Policia i sekuestron biznesmenit shqiptar 828 litra vaj ulliri kontrabandë në Berlin

Lapsi.al 25 February 2025
Policia i sekuestron biznesmenit shqiptar 828 litra vaj ulliri kontrabandë

Të korrat e dështuara dhe infektimet nga dëmtuesit në vendet tradicionale të prejardhjes si në Spanjë, Greqi dhe Itali kanë bërë që çmimet për vajin e ullirit të rriten së tepërmi. Mesatarisht, çmimi i tij në treg është dyfishuar.

Kjo vjen edhe si rrjedhojë e doganës. Përveç taksës së shitjes prej shtatë për qind për litër, duhen paguar edhe 122.60 euro për 100 litra vaj ulliri. ‘Kjo është tarifa doganore që ngarkohet në zyrën e parë doganore kur importohet në BE,’ thotë Christin Schaffer, zëdhënëse e Zyrës kryesore Doganore të Berlinit, për gazetën Berliner Zeitung. Kushdo që mund ta shmangë këtë sigurisht që do të ketë më shumë fitim në xhepin e tij. Kjo është edhe arsyeja pse një shqiptar u kap me kontrabandë në një kontroll rutinë doganor, më 9 shkurt. Në bagazhin e furgonit, hetuesit doganorë gjetën 828 litra vaj ulliri në 64 bidonë, secili nga rreth 13 litra. Ai nuk kishte asnjë dëshmi lejeje të importit për vajin që ju gjet në makinë.

Kjo do të thotë: dogana për vajin ishte e papaguar dhe rrjedhimisht pasoi konfiskimi. Në kushte të rregullta, për këtë sasi atij do t'i duhej t'i paguante doganës rreth 1000 euro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI