Flash

Policia e Kosovës arreston një person në Jarinjë, dyshohet se ka kryer krime lufte

Lapsi.al 25 February 2025
Policia e Kosovës arreston një person në Jarinjë, dyshohet

Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës që lidh Kosovën me Serbinë Policia e Kosovës tha se ka ndaluar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas njoftimit, personi i ndaluar i identifikuar me inicialet D.R, dyshohet se ka kryer këtë vepër penale në komunën e Gjakovës në periudhën 7-10 maj të vitit 1999, “duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë”.

Policia tha se në prani të avokatit të tij mbrojtës, i dyshuari është intervistuar nga zyrtarët policorë.

“Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është informuar për të gjitha veprimet hetimore dhe ka lëshuar aktvendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, u tha në njoftim.

Organet kosovare të ndjekjes kanë ngritur së fundi dhjetëra aktakuza lidhur me krime që kanë ndodhur gjatë luftës më 1998-99.

Krimet e luftës në Kosovë nga viti 2000 deri më 2008 ishin hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), më pas nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ndërkaq, nga viti 2018, EULEX-i ia ka dorëzuar lëndët prokurorive dhe gjykatave të Kosovës.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 persona dhe janë zhdukur mijëra të tjerë. Më shumë se 1.600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë./REL

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtarja Roberta Flack

Këngëtarja Roberta Flack e njohur më së shumti për këngën "Killing Me Softly With His Song", ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. “Ne jemi të lënduar që e ...

20:37

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI