Flash

Përmbyset situata/ Berisha tani mbron prokurorin e SPAK

Lapsi.al 25 February 2025
Përmbyset situata/ Berisha tani mbron prokurorin e SPAK

Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje prokurorit të SPAK, Olsi Dado i cili që nga data 10 shkurt kur arrestoi Erion Veliajn është nën një sulm të vazhdueshëm verbal nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Berisha paralajmëroi një denoncim për mashtrim ndaj Veliajt, duke iu referuar materialit të zbardhur nga bisedat në sallën e gjyqit, ku ishte shtuar fjala "Ndyrësirë" që sipas Veliajt ishte përdorur nga prokurori Ols Dado.

"Famoz në mashtrimet e tij publike, Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet.

Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim.

Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës.

Ndaj dhe, nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë publik" u shpreh Berisha.

Pasi Veliaj e akuzoi prokurorin e se kishte sharë me termin "ndyrësirë", gjykata edhe prokuroria e posaçme e përgënjeshtruan kryetarin e bashkisë së Tiranës. Gjatë ditës së djeshme u publikua edhe një material audio ku nuk dëgjohej askund që prokurori ta kishte quajtur Erjon Veliajn një "ndyrësisë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI