Flash

Pedagogu i Universitetit Bujqësor: SPAK i vonuar me arrestimet!

Lapsi.al 25 February 2025
Pedagogu i Universitetit Bujqësor: SPAK i vonuar me arrestimet!

Pedagogu Lush Susaj ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit për abuzim me tendera.

Profesori Lush Susaj, i cili është pedagog në Universitetin e Bujqësorit prej 25 vitesh, foli për gjendjen duke u shprehur se laboratorët, baza prodhuese dhe pajisjet janë bosh.

“Ku janë lekët?”, u shpreh ai, duke theksuar se në Universitet mungojnë printerët dhe letrat.

Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat.

“24 masa janë shumë, ndoshta është veprimi vonuar. jam kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të Universitetit dhe më prek shumë goditja e reputacionit të Universitetit.

I bëj thirrje çdo studentë që të mbajë kokën lart sepse ata që kanë cenuar këtë Universitet nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë universitet.

Gjendja në sistemin universitar kurrë nuk ka qenë më e ligë, më e dobët, më e ndyrë më e poshtër, i dedikohet komplet korrupsionit, nepotizmit politik mbi shkollat e universiteteve. Jam prej 25 vitesh pedagog.

Nuk e di për çfarë tenderësh bëhet fjalë, por laboratorët janë bosh, baza prodhuese është bosh, pajisjet janë bosh, nuk kemi as kondicioner në zyrë, një karrige që kam tash e 25 vite, është e grisur më gris rrobat. Një printer nuk kam për të printuar letra, letra nuk kemi, gjithçka e ka investuar shtetit, por në universitete ka marrë fund gjithçka. Studentët në praktika nuk dalin, ku janë lekët? SPAK ka vepruar dhe inkurajon drejtësinë, qoftë i nderuar kushdo që ndërhyn, por lus Zotin që secili të gjykohet në të drejtën e ligjit”, tha pedagogu Lush Susaj për EuroNews.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI