Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 25 February 2025
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë ultësirës perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes lindore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por vijojnë njësoj maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut e dëborës, ku në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten në intensitete disi më të larta. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet dobësim i tyre. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -2°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Vijon depërtimi masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në MV vranësira dhe reshje të dendura shiu si edhe reshje dëbore në zona të caktuara. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të vijojnë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie, rikthehen ngricat e theksuara në shumë akse rrugore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat termike nga 0°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Europa

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri dhe veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone, ku gadishulli skandinav dhe Europa qendrore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu me reshje shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten ishujt Britanikë si edhe rajoni i Ballkanit, ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë gadishulli Iberik, gadishulli Peloponez si edhe vendet e Europës lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësirat e lehta e kalimtare.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI