Flash

Matematika politike e Ramës/ 90 milion lekë korrupsion i bëri “më pak se 30 milion”

Lapsi.al 25 February 2025
Matematika politike e Ramës/ 90 milion lekë korrupsion i bëri
SPAK njoftoi se ka llogaritur rreth 90 milionë lekë abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ndërsa Edi Rama në pak orë diferencë, si një mjeshtër i matematikës politike, tha se janë “më pak se 30 milionë”. Shiko mesazhin më poshtë nga Rama në X. Diferenca, që lë rrugës gati 60 milion lekë, apo rreth 600 mijë euro abuzime, nuk është asgjë më shumë se një truk banal propagandistik, që vjedhjen prej qindra mijëra eurosh nga xhepat e taksapaguesve ose e zhduk fare nga fjalori, ose e minimizon që të duket një gabim i vogël në llogari. Në njoftimin kur nxorri shifrën prej 90 milion lekësh, (KLIKO KETU) SPAK pohon se e ka hetuar këtë aferë me përgjime telefonike, dokumente zyrtare dhe vëzhgime në terren. Por, mesa duket, asnjë nga këto nuk vlen kur është kryeministri që vendos se sa është shuma e vjedhur. Kjo nuk është hera e parë që Rama manipulon realitetin sipas nevojave të tij. Kur u zbulua skandali me inceneratorët, ishte “shërbim për qytetarët”. Kur doli se gati 500 mijë shqiptarë kishin ikur në emigracion, ishim “liderë në ekonomi”. Kur u hetua Veliaj? “Linçim i neveritshëm”. Dhe tani, kur SPAK thotë se abuzimi ishte rreth 90 milionë lekë korrupsion, Rama thotë “më pak se 30 milionë”. “Keqkuptim i madh” arrestimet te Bujqësori/ Pse po i mbron Rama viktimat e SPAK Skema është e qartë; Nëse nuk mund ta ndalosh drejtësinë, të paktën zvogëlo akuzat derisa të duken qesharake. Sepse në këtë vend, drejtësia nuk është vetëm çështje provash dhe faktesh. Por është edhe perceptim dhe propagandë. Dhe Rama këtë lojë e luan më mirë se kushdo, si një mjeshtër i matematikës politike që është./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI