Flash

Leksione nga Rama:Sot flitet për korrupsionin jo se ka më shumë, por se po e luftojmë

Lapsi.al 25 February 2025
Leksione nga Rama:Sot flitet për korrupsionin jo se ka më shumë,

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14, ka folur për integrimin në Bashkimin Europian, duke thënë se e trajton “si hakmarrje të të gjitha poshtërimeve që na janë bërë këto 100 vjet”.

Rama foli edhe për korrupsionin, duke thënë se flitet më shumë për këtë fenomen sepse “kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, e para rritet perceptimi i korrupsionit, flitet më shumë dhe e dyta rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë dhe thashethemnajë shumë e madhe”.

"Si ka mundësi që nga vendi më i pakonsideruar, sot konsiderohemi vendi pararojë në procesin e integrimit. BE nuk bën dhurata dhe politikë në këtë proces, por vetëm hesape. Pastaj vjen politika. Politika madje përdoret për të penguar, jo për të nxitur dhe afruar. Politikë që të thotë ska problem se nuk e ke bërë këtë se na afron, nuk ekziston.

Sot flitet më shumë për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse është e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, se kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, ndodhin dy gjëra përpara sesa të kapërcejë këtë fazë. E para rrite perceptimi i korrupsionit, flitet më shumë dhe e dyta rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë dhe thashethemnajë shumë e madhe. Dhe kjo është ajo që po ndodh sot.

Nëse ka korrupsion, ku ka? Ka në garat për fondet, tenderat. Kjo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë. Sot, BE, përmes strukturës së vetë që merret me analizën faktike, Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimit publik. Nuk kemi qenë në këtë pozicion. Kemi qenë ibret, sot jemi të parët.

Kemi një problem jo të vogël me Hipotekën. Pyetja është se problemi me Hipotekën, është një arsye për të votuar PS apo jo? Kjo pyetje nuk do as mend e as kalem. Nëse nuk e voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetuar për të plotësuar transformimin e Kadastrës në një shërbim digjital, të vijnë ta bëjmë të mos o zotshmen. Nuk ka shans. Nuk mund ta humbë Shqipëria këtë moment.

Kemi bërë hapjen më të shpejt të kapitujve me vendet e tjera. Na është hapur një derë, le të hyjmë brenda. Kjo është diçka që unë personalisht e përjetoj si hakmarrje, e trajtoj si hakmarrje të të gjitha poshtrimeve që na janë bërë këto 100 vjet. Hakmarrje për fëmijët tanë, duhet ta fusim Shqipërinë në BE. Nga ai moment është si ajo, që u bë martesa, hyre në shtëpi dhe je pjesë e shtëpisë. Siç të bllokojnë sot fqinjët, se del njëri dhe bën hero, dhe pastaj të lë një vit, s’ta bëjnë më. Je komplet i barabartë", tha ai.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI