Flash

KPA djeg përfundimisht gjyqtaren Shefkie Mataj

Lapsi.al 25 February 2025
KPA djeg përfundimisht gjyqtaren Shefkie Mataj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj).

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoj nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj) më 26 shtator 2022. KPK konstatoi pamundësi të Demirajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe dhe papafingo, si dhe vlerësoi se është vepruar në kundërshtim me etikën në përfitimin e një kompesimi për shpëronësim trualli.

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për gjyqtaren, u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz anëtare.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 567, datë 28.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shefkie Mataj (Demiraj). Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI