Flash

KLP ngre shqetësim për fushatën e vazhdueshme të sulmeve ndaj prokurorit Ols Dado

Lapsi.al 25 February 2025
KLP ngre shqetësim për fushatën e vazhdueshme të sulmeve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ngre shqetësim në mënyrë të përsëritur gjatë dy javëve të fundit lidhur me atë që e cilëson si “fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Ols Dado”.

Reagimi vjen një ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i arrestuar për korrupsion me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado, në vijim të një fushate denigruese ndaj organeve të drejtësisë, publikoi një transkipt me përmbajte të pavërtetë, duke pretenduar si ishte ofenduar nga Dado në sallën e gjyqit.

Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës”, citohet në deklaratën për media të KLP të publikuar të martën më 25 shkurt.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj prokurorëve të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. Po ashtu, ritheksohet rëndësia e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, me qëllim shmangien e çdo forme dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore.

Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë”, vëren KLP dhe thekson se qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin.

KLP reagoi dhe më datë 12 shkurt kundër sulmeve në drejtim të prokurorëve të cilët kërkuan arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe proceduan bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e pesë biznesmenë, për krijimin e një skeme korrupsioni.

Pas ndalimit të Veliajt, mbështetës të tij zhvilluan një antimiting, që sipas gjykatës dhe SPAK, çoi deri në cenimin e jetës dhe të shëndetit të prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës së këtyre institucioneve.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama inicioi sulme publike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, duke kundërshtuar arrestimin e Veliaj për akuzat për korrupsion. Organet qeverisëse të drejtësisë, KLGj dhe KLP reaguan njëherazi më 12 shkurt, duke kërkuar nga aktorët politikë që të mos ushtronin trysni dhe presion që cënon pavarësinë e Strukturës së Posaçme.

Megjithatë, sulmet publike kanë vijuar dhe ndaj emrave të përveçëm, ku në mes të akuzave kanë qenë prokurori Ols Dado dhe gjyqtari Erjon Bani.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka vijuar të akuzojë nga qelia prokurorin Dado se e ka persekutuar politikisht, duke u ndihmuar dhe nga media dhe individë të caktuar në këtë fushatë ndaj drejtësisë.

Përmes një statusi të shpërndarë në Facebook të hënën, Veliaj pretendoi se prokurori i çështjes e kishte sharë me fjalën “ndyrësirë” në sallën e gjyqit, por Gjykata e Posaçme dhe SPAK e hodhën poshtë këtë pretendim. Edhe avokati i Veliajt tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat që ishin përdorur në seancë.

Postimi i Erion Veliajt, njësoj si postimet e tjera të përditshme nën emrin e tij nga qelia, u ripublikua nga një mori mediash online dhe televizionesh pa u verifikuar, ndërsa analistë të majtë dhe mbështetës të kryebashkiakut shprehën indinjatën ndaj sjelljes së supozuar të prokurorit.

Por transkripti i botuar, sipas Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, është i rremë. SPAK po ashtu reagoi duke publikuar edhe faksimile të procesverbalit zyrtar të gjyqit dhe mohoi përdorimin e fyerjes nga prokurori. I pyetur nga BIRN, avokati i Veliajt, Ermir Beta, tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat e përdorur në seancë.

Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës./ Reporter.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI