Flash

"Keqkuptim i madh" arrestimet te Bujqësori/ Pse po i mbron Rama viktimat e SPAK

Lapsi.al 25 February 2025
"Keqkuptim i madh" arrestimet te Bujqësori/ Pse po i mbron Rama

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030,”

Ky lajmërim i kryeministrit Edi Rama, që vjen si koktejl arrogance dhe manipulimi, duket se i ka vënë kapak narrativës së tij në mbështetje të SPAK dhe i ka hapur rrugën qasjes së re të shumicës ndaj institucioneve të reja në drejtësi. Nga të paprekshmit e drejtësisë së re, ku punonin prokurorët dhe gjykatësit që do të pastronin administratën nga zyrtarët e korruptuar, magjistratët qofshin prokurorë apo gjykatës, po trajtohen nga Rama si një çetë pengmarrësish që fusin në burg zyrtarët e shtetit pa gjyq dhe pa prova.

Në këto pak rreshta që ka shkruar Rama, kur fton rektorin e Universitetit Bujqësor të flasë para deputetëve të Partisë Socialiste, dallohen disa elementë që e rendisin atë në mbështetje të të arrestuarve për korrupsion.

1. Zhvendosja e vëmendjes nga skandali te “transformimi”

• SPAK arreston 24 veta, përfshirë staf dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor, dhe Rama përpiqet të minimizojë çështjen kur risjell fjalët e Rektorit Fatbardh Sallaku që bëhet fjalë për një “keqkuptim të madh” dhe duke e futur në kornizën e “një momenti historik kthese” për universitetin.

• Kjo është një taktikë e njohur: bëj sikur nuk po ndodh asgjë e rëndë, ndërkohë që sistemi universitar është tronditur nga një skandal korrupsioni.

2. Manipulimi me arrestimet PA GJYQ

Arrestimet e 24 pedagogëve dhe punonjësve në Universtitetin Bujqësor të Kamzës nuk janë bërë pa gjyq, siç shprehet kryeministri. Para se të urdhërojnë një arrestim të tillë, prokurorët e SPAK marrin një konfirmim nga gjykata për masat e sigurisë që do të kryejnë. Manipulimi është i pastër dhe përdoret nga Rama për ta deligjitimuar hetimin e SPAK bashkë me masat përkatëse.

3. Përdorimi i “Shqipëria2030” si PR boshe

• Ndërkohë që ka 24 të arrestuar për korrupsion në një universitet, Rama përmend njehsimin e diplomave me BOKU-n e Vjenës, sikur kjo të ketë ndonjë lidhje me masat e arrestit të SPAK. Ky është një diversion klasik për të shmangur vëmëndjen: flas për një gjë tjetër që tingëllon pozitive dhe modernizuese, që njerëzit të harrojnë thelbin e problemit.

4. Përçimi i mesazhit që të arrestuarit janë të pafajshëm (pa e thënë drejtpërdrejt)

• Kur përmedn shumën e dëmit Rama e përcjell atë me fjalët “më pak se 30 milionë lekësh” (pra rreth 300 mijë euro). është e qartë tentativa për ta relativizuar skandalin, sikur të ishte një gabim teknik i vogël ku është zhdukur ndonjë shumë e vogël parash që nuk sjell dëme realisht, ndërkohë që SPAK nuk lëshon kaq shumë masa sigurie pa pasur prova të forta në dorë.

• Një qeveri e përgjegjshme do të duhej të deklaronte mbështetje për drejtësinë, ndërkohë që Rama po e trajton sikur të kemi të bëjmë me një akt që i tejkalon organet ligjzbatuese.

5. Në prapaskenë: Mesazhi për socialistët

• Duke e trajtuar çështjen si një “keqkuptim të madh”, Rama në fakt po i çon mesazh SPAK-ut se nuk është i lumtur me këto arrestime.

• Kjo mund të shihet edhe si një mesazh për të gjithë ata që janë pjesë e makinerisë zgjedhore të Partisë Socialiste, që funksionon mbi ligjin: mos mendoni se SPAK-u do t’ju prekë dhe unë do të qëndroj duarkryq.

Ky është një reagim tipik i Ramës kur ndodhin skandale që nuk i ka planifikuar vetë. Taktika është e njohur: relativizo skandalin, çoje narrativën te diçka tjetër më “vizionare” dhe jep një sinjal të qartë se kush e ka kontrollin. Gjithsesi në thelb, qëndron një pyetje e thjeshtë: Pse Rama po e trajton këtë si një çështje politike e jo si një proces të drejtësisë?

Autokrati i vogël është dukshëm i shqetësuar, dhe kjo e bën situatën interesante.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI