Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

E paralizuara bën dializë 3 herë në javë, shteti i rimburson vetëm 4600 lekë në muaj

Lapsi.al 25 February 2025
E paralizuara bën dializë 3 herë në javë, shteti i

Në Sektor Zhame, Lushnje jeton familja Baci e cila ka një hallë të madh. Prej më shumë se një viti zonja e shtëpisë pas një operacioni në veshka kryen shërbimin e dializës 3 herë në javë.

Ata i janë drejtuar Fiks Fare pasi nuk ia dalin dot me shpenzimet që i heqin vetë si burrë e grua vetëm nga pensioni që marrin. Hidajetja prej një muaji është paralizuar duke e vështirësuar më shumë situatën. Ajo nuk mund të lëvizë madje edhe ushqimin e merr nëpërmjet tubave.

Tre herë në javë në këtë gjendje ajo duhet të kryej shërbimin e dializës në Spitalin Rajonal Fier, pasi ai i Lushnjës nuk e ofron si shërbim.

Në këto kushte familjarët detyrohen të marrin një makinë me qira ditore 4000 lekë që nisen në ora 6 të mëngjesit dhe kthehen në shtëpi në ora 11:00. Plus makinës me qira u duhet edhe ndihmë njerëzore, pasi e sëmura e paralizuar duhet të ngarkohet e lëvizë me barelë.

Kësaj paciente nuk i është ofruar asnjë ndihmë për transportin e saj apo mbulim financiar të këtij transporti, përveç rimbursimit prej 4600 lekësh në muaj, ndërkohë që në një javë ajo shpenzon 12 mijë lekë, që paguan makinën me qira. Burrë e grua jetojnë me pension të cilin e kanë 17 mijë lekë secili, pra të ardhura totale 34 mijë lekë në muaj. Bashkëshorti sqaron për Fiksin se zonjës së tij nuk i rimbursohen as ilaçet, të cilat kanë një kosto të konsiderueshme.

“Sa herë që bëjmë analizat pas dializës del dhe receta dhe unë vetëm herën e fundit i bleva 8300 lekë ilaçe. Nuk ia dal dot se ajo do ilaçet, makina do 4 mijë lekë në ditë, bebelina etj ” shprehet ai.

“Unë ndaj i jam drejtuar Fiks Fare që të më zgjidhet puna e transportit nuk kërkoj gjë tjetër, sepse janë interesuar dhe më kanë thënë në Spitalin e Lushnjës që nuk na takon as kemp dhe as kujdestari. Ndërkohë që për transportin më kanë thënë që spitali nuk ka buxhet, zgjidheni vetë”, tha Zaimi.

Fiksi pa nga afër një ditë të dializës të çiftit Baci. Nisja herët në mëngjes me një makinë tip furgoni. Zaimi me ndihmën e djalit e fusin 73-vjeçaren me anë të barelës në makinë dhe nisen drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Aty sërish në barelë e dërgojnë Hidajeten tek dhoma ku merr shërbimin e dializës dhe së bashku me shoferin që kanë paguar presin aty deri sa ajo të mbaroj, rreth orës 10:00. Në përfundim ata rikthehen në shtëpi rreth orës 11:00. E njëjta situatë për këtë familje ndodh tre herë në javë.

Fiksi u interesua në Spitalin e Lushnjës ku drejtori i këtij spitali nuk pranoi të prononcohej por pranoi se nuk e njihte rastin. Ai u shpreh se do të pyeste në ministri se si veprohej në të tilla raste dhe më pas do i kthente një përgjigje gazetarëve të Fiksit.

Por vetëm një ditë më vonë i menjëhershëm ishte reagimi nga ana e Spitalit Lushnje duke i çuar familjes Baci një autoambulancë e cila do të mundësojë transportin e të paralizuarës drejt Spitalit të Fierit për të kryer shërbimin e dializës./Top Channel

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtarja Roberta Flack

Këngëtarja Roberta Flack e njohur më së shumti për këngën "Killing Me Softly With His Song", ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. “Ne jemi të lënduar që e ...

20:37

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI