Flash

Burri i zv.ministres së Arsimit, në listën e "keqkuptimit" te SPAK

Lapsi.al 25 February 2025
Burri i zv.ministres së Arsimit, në listën e

Një ndër personat e ndaluar nga SPAK për korrupsion me tenderat në Universitetin Bujqësor është edhe Ilir Kapaj me detyrë zv.rektor i këtij universiteti. Kapaj është lënë në masën detyrim paraqitje me kërkesë të SPAK, ndërsa Lapsi.al mësoi se ai është bashkëshorti i zv.ministres së Arsimit, Ana Kapaj e cila është emëruar në mars të vitit të kaluar në këtë pozicion.

Në një status në X, kryeministri Edi Rama përcolli pretendimet e rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, i cili e quajti operacionin e fundit të SPAK-ut një "keqkuptim shumë të madh". Fatbardh Sallaku do të flasë edhe para deputetëve të Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar për këtë "keqkuptim të madh", që prokurorët e SPAK e konsiderojnë një aferë korrupsioni, abuzimi i së cilës shkon rreth 90 milion lekë ose 900 mijë euro.

“Keqkuptim i madh” arrestimet te Bujqësori/ Pse po i mbron Rama viktimat e SPAK

Parti apo zyrë avokatie?/ Si po e kthen Rama PS në mburojë kundër SPAK

Megjithatë, fakti që SPAK ka futur duart në rrethin familjar të qeverisë, mund të jetë një motiv më shumë që ky rast të trajtohet nga PS-ja si një “keqkuptim akoma më i madh".

Kuptohet se në një vend normal, një ministër a zv/ministër do të jepte dorëheqjen kur partneri ose partnerja e saj përballet me akuza për korrupsion me fondet publike. Por në korridoret e Partisë Socialiste të drejtuar nga Rama, nuk është çudi që ngjarja të përflitet thjesht si një histori dashurie, mes pushtetit dhe parave publike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI