Flash

Arrestohet pas 17 vitesh në Itali, shqiptari i dënuar për trafik droge

Lapsi.al 25 February 2025
Arrestohet pas 17 vitesh në Itali, shqiptari i dënuar për trafik

Agjentët e Skuadrës Lëvizëse të Genova arrestuan një shtetas shqiptar 52-vjeçar për të cilin ishte pezulluar një vendim dënimi me burg me 10 vjet, 6 muaj e 28 ditë dhe 58 mijë euro gjobë.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë viteve 2003-2008, shqiptar kishte marrë disa dënime në lidhje me trafikun e drogës, aktivitet që e kishte kryer në territorin e Genova dhe për të cilat policia e kishte hetuar.

Megjithatë, ai ishte zhdukur në vitin 2008, duke iu shmangur urdhrit të akumulimit të dënimeve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Genovas.

Megjithatë, javën e kaluar, pas 17 vitesh i arratisur nga territori italian, ai u gjet në një apartament në Milano dhe u arrestua. Gjatë hetimeve të kryera nga policia, rezultoi se i kërkuari kishte arritur të ndryshonte pjesërisht të dhënat personale në Shqipëri.

Falë kësaj manovre ai jo vetëm që kishte arritur të kthehej disa herë në Itali, por kishte hapur edhe disa biznese tregtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI