Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

5 vite burg për Dodik, mbështetësit e tij protestojnë një ditë para vendimit

Lapsi.al 25 February 2025
5 vite burg për Dodik, mbështetësit e tij protestojnë

Dodik është përballur me gjykim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë.

Protesta, që zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë, u mbajt para ndërtesës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, ku më vonë pritet të mbahet një seancë në të cilën deputetët do të diskutojnë mbi “informacionin për shkeljen e Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës, masat dhe detyrat për mbrojtjen e Kushtetutës”.

Protestuesit shkuan me transport të organizuar nga pjesë të tjera të entitetit të Republikës Sërpska. Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, në protestë u panë flamuj me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe flamuj të Serbisë.

Në skenën e vendosur pranë hyrjes së Asamblesë Kombëtare kishte përfaqësues të Qeverisë së Republikës Sërpska, por edhe studentë dhe njerëz nga fusha e biznesit, të cilit iu adresuan të pranishmëve.

Përveç udhëheqjes të Republikës Sërpska, ministrja për Familje, Mirëqenie dhe Demografi e Serbisë, Millica Gjurgjeviq-Stamenkovski ishte e pranishme dhe ajo iu adresua protestuesve.

Ish-kryetari i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, njëherësh ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili po viziton Banja Llukën, po ashtu foli shkurt.

Në fund, Dodik iu adresua të pranishmëve dhe tha se tubimi në Banja Llukë ishte “një tubim për mbështetjen e Republikës Sërpska e jo të Millorad Dodikut”.

“Ky nuk është tubim politik, ky është një tubim i vullnetit dhe mbështetjes”, tha Doddk, i cili dy herë është futur në listën e zezë amerikane për aktivitete kundër Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit.

Ai tha se është e rëndësishme që Serbia mbështet Republikën Sërpska, dhe tregoi se një ditë më parë kishte qëndruar në Beograd ku ishte takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë fjalimit, ai përmendi gazetarët nga televizioni BN dhe i quajti tradhtarë, sikurse i cilësoi tradhtarë edhe përfaqësuesit e opozitës në Republikën Sërpska.

Dodik tha se ai do të “ruaj paqen” dhe askush nga Republika Sërpska nuk do të luftojë, duke shtuar se ky entitet e “respekton Kushtetutën e Republikës Sërpska”.

Autoritetet në Republikën Sërpska për një kohë të gjatë kanë thënë se duan që të rikthehet “Kushtetuta origjinale e Bosnje e Hercegovinës”, që nënkupton fuqi jashtëzakonisht të kufizuara për shtetin, sikurse ishin në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Dejtonit më 1995.

Kushtetuta e Bosnjës, që është aneksi 4 i Marrëveshjes së Dejtonit, parasheh transferim të juridiksionit në nivel shtetëror nëse entitetet e pranojnë këtë.

Edhe një protestë është paralajmëruar për nesër dhe ajo do të mbahet një orë para se të shpallet vendimi i Gjykatës në Bosnje.

Përveç Dodikut, edhe ndaj Millosh Llukiqit, ushtruesit të detyrës të drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska, pritet që nesër të shpallet vendimi.

Dodik dhe Llukiq akuzohen për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe rrezikojnë të dënohen me burgim deri në pesë vjet dhe ndalim të veprimtarisë politike.

Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve, të cilat parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do të zbatohen në atë entitet.

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës, në seancën përfundimtare më 19 shkurt, kërkoi nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës që t’i shqiptojë një dënim me pesë vjet burgim Dodikut, dhe t’ia ndalojë atij veprimtarinë politike për dhjetë vjet.

Të njëjtin dënim maksimal prokurorët e kërkuan edhe për Llukiqin./REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI