Flash

Zgjedhjet në Gjermani/ Rezultate përputhen me parashikimet e sondazheve

Lapsi.al 24 February 2025
Zgjedhjet në Gjermani/ Rezultate përputhen me parashikimet e

Titujt e lajmeve tregojnë se partia e ekstremit të djathtë, AfD, siguroi rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke përfunduar e dyta me rreth 20 për qind të votave, apo duke dyfishuar gati rezultatin e katër vjetëve më parë. Megjithatë, ka një grimcë lehtësimi në shumë kryeqytete të BE-së, të qeverisura nga centristët, si dhe brenda vetë Gjermanisë, sepse rezultatet e zgjedhjeve përputhen me ato që parashikuan sondazhet.

Pavarësisht mbështetjes së zëshme nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, si dhe nga udhëheqësit populistë të ekstremit të djathtë, AfD-ja doli në vendin e dytë, larg pas partisë së qendrës së djathtë, CDU/CSU. CDU/CSU doli e para me rreth 30 për qind të votave dhe udhëheqësi i partisë, Friedrich Merz, ka thënë se do të preferonte të kishte vetëm një partner koalicioni, duke shmangur kështu strukturën e vështirë trepartiake të Qeverisë së mëparshme gjermane, e cila ka rënë si pasojë e grindjeve të brendshme.

Pra, siç është parashikuar për kohë të gjatë, do t’i takojë Merzit të përpiqet që ta krijojë qeverinë. Dhe, e vetmja gjë që është pak a shumë e sigurt, është se AfD-ja nuk do të jetë pjesë e bisedimeve, sepse të gjitha partitë e mëdha e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me të. Pyetja është nëse Merz do t’ia dalë. Numrat tregojnë se atij mund t’i duhen së paku dy parti për të siguruar shumicën parlamentare.

Dy opsionet kryesore janë SPD-ja e qendrës së majtë, e udhëhequr nga kancelari aktual, Olaf Scholz - e cila humbi gati 10 për qind të votave në krahasim me katër vjet më parë dhe mori vetëm 16 për qind - dhe Të Gjelbrit, të cilët përfunduan të katërtit me 14 për qind. Gjëja kryesore për t’u vëzhguar është nëse FDP-ja liberale dhe Sahra Wagenknecht dhe partia e saj e ekstremit të majtë, BSW, kalojnë pragun e kërkuar prej 5% dhe hyjnë në parlament.

Nëse të dyja këto parti e arrijnë këtë, Merz ka të ngjarë të detyrohet që të kërkojë më shumë se një partner koalicioni. Tani, një çështje e madhe është se sa kohë do të duhet për të formuar një qeveri të re?! Merz ka thënë se dëshiron që gjithçka të bëhet e qartë deri në gjysmën e dytë të prillit - më së voni. Sa më shpejt që ia del, aq më mirë. Ekonomia gjermane ka kaluar dy vjet radhazi në recesion. Shumë votues presin, gjithashtu, që rregullat e imigracionit të shtrëngohen, sidomos pas disa sulmeve vdekjeprurëse në muajt e fundit, për të cilat janë fajësuar imigrantët.

Por, sfida më e madhe e menjëhershme do të jetë qasja ndaj administratës së re të SHBA-së, si dhe të sigurohet që Evropa e ka fjalën e saj në çdo marrëveshje të mundshme të bërë mes SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën. Merz ka disa tipare të ngjashme me presidentin amerikan, Donald Trump: të dy nuhasin nga biznesi dhe janë lojtarë të etur për shembull. Por, a do të mjaftojë kjo?

Lufta e pritur tregtare transatlantike do të godiste rëndë ekonominë gjermane, të orientuar nga eksporti. Trump ka thënë se, së shpejti, do të vendosë tarifa të larta për makinat gjermane dhe shumica e partive politike gjermane, përfshirë CDU/CSU-në, janë të bindura se duan të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën, si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht.

Kancelari i ri gjerman do të përballet me shumë sfida. Dhe, Evropa do të presë nga Gjermania që të marrë drejtimin në shumë çështje. Për shembull, vendet e tjera evropiane do të shohin nga Gjermania nëse është e gatshme të dërgojë trupa për të mbikëqyrur armëpushimin e mundshëm në Ukrainë./ REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet m...

08:11

Të shtëna me armë në Kamëz

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se nje makinë ka qëlluar me armë zjarri ne drejtim të një makine tjetër. Shkaku i të shtënave me a...

23:16

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI