Flash

Si mund të lihet i lirë dhunuesi? Arben Çipa demaskon vendimin e Gjykatës së Sarandës

Lapsi.al 24 February 2025
Si mund të lihet i lirë dhunuesi? Arben Çipa demaskon vendimin

Kryetari i Industrisë së Turizmit të Sarandës, Arben Çipa ka reaguar për lirimin e dhunuesit të tij, Dioment Musa.

Përmes një reagimi zyrtar, Çipa shprehet se ky vendim i marrë nga prokurorja dhe gjyqtarja ka shkaktuar një mosbesim të thellë te qytetarët e Sarandës, pasi si Diomet Musa po ashtu dhe Markelian Musa, rezultojnë të jenë njerëz me rrezikshmëri dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

"Ky pretendim nga prokurorja dhe ky vendim nga gjyqtarja në fjalë kanë ngrirë shpresën e qytetarëve të Sarandës, konfirmuar kjo nga reagimet në rrjetet sociale për mostrat të cilët janë me precedentë penalë nga e shkuara, madje njëri prej tyre është shpallur në kërkim", shkruan ai.

Gjithashtu, biznesmeni Çipa ngre pyetjen sesi mund të lihet i lirë një dhunues, duke ngritur një dyshim se ai do e ketë më të lehtë komunikimin me bashkëpunëtorin e tij, i cili është shpallur në kërkim.

Reagimi i plotë:

Ky pretendim nga prokurorja dhe ky vendim nga gjyqtarja në fjalë kanë ngrirë shpresën e qytetarëve të Sarandës, konfirmuar kjo nga reagimet në rrjetet sociale për mostrat të cilët janë me precedentë penalë nga e shkuara, madje njëri prej tyre është shpallur në kërkim.

Lind pyetja: Si mund të lihet i lirë dhunuesi, kur bashkëpunëtori i tij është akoma në kërkim? Apo u la i lirë për të komunikuar dhe vepruar lehtë dhe në koordinim me personin në kërkim?

Interpretimi i sakte ligjor për situatën në fjalë vijon si më poshtë:

Nëse organi i procedimit e ka regjistruar procedimin penal për plagosje të rëndë dhe deri në caktimin e masës nuk ishte administruar akti i ekspertimit mjeko-ligjor, nuk është vepruar korrekt për masën e caktuar. Në rastin konkret, personi paraqet rrezikshmëri shoqërore të lartë, ka qenë evident rreziku i ikjes dhe shmangies nga procedimi penal që zhvillohej në ngarkim të tij, si dhe për efekte të parandalimit të përshkallëzimit të situatës ndërmjet palëve, duhej ta kishin lënë në arrest në burg (qoftë dhe me afat 15-20 ditor) deri në administrimin e aktit të ekspertimit.

Të këshilluara

Vrasje në Laç, identitikohet viktima (Emri)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Zhejë të Laçit. Vikitma është identifikuar si Dod Mamli. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

18:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI