Flash

Reagon Gjykata/ Veliaj mashtroi, prokuroi nuk e quajti "ndyrësirë"

Lapsi.al 24 February 2025
Reagon Gjykata/ Veliaj mashtroi, prokuroi nuk e quajti

Erjon Veliaj e ka shtuar epitetin "ndyrësirë" për veten e tij në procesverbalin e seancës gjyqësore ku pati një debat me prokurorin Olsi Dado. Pasi ka ridëgjuar edhe një herë në sistemin audio, sipas referimit të Veliajt, gjykata thotë se termi "ndyrësirë" nuk është përdorur nga Ols Dado, ashtu siç pretendon kryebashkiaku i Tiranës.

Pra, rezulton se në statusin e tij në rrjetet sociale, Veliaj e ka shtuar vetë epitetin "ndyrësirë" kur citon prokurorin e çështjes.

"Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment" thuhet në njoftimin e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimeve të rënda.

Sipas një dokumenti që Veliaj publikoi paraditen e sotme në sallën e gjyqit ishte zhvilluar debati si më poshtë:

Pjesë nga debati brenda seancës që publikoi Erjon Veliaj

OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

ERION BANI: Prokuror, ulu!

OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?

ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt 10 interesi. Prokurori mendon që edhe kjo 11 sjellje është normale, por kjo s’është normale.

OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.

ERION BANI: Prokuror!

[caption id="attachment_982280" align="alignnone" width="819"]Transkriptimi i debatit në sallën e gjyqit Transkriptimi i debatit në sallën e gjyqit sipas Veliajt[/caption]

“Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më” u shpreh Veliaj që duket se e ka shtuar fjalën "ndyrësirë" me qëllim që të denigrojë prokurorin e çështjes, Ols Dado.

Të këshilluara

Klotilda Bushka në SPAK

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se zonja Bushka është nën hetim për pengim të hetimeve ...

12:10

Parashikimi/ Java nis me vranësira dhe shi

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si ...

07:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI