Flash

Policia do të ketë një sistem dixhital të centralizuar për informacionin financiar

Lapsi.al 24 February 2025
Policia do të ketë një sistem dixhital të centralizuar

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, do të ndërtojë një sistem të dixhitalizuar qendror për administrimin e informacionit financiar. Ky zhvillim vjen si përgjigje ndaj sfidave që institucioni ka hasur në menaxhimin e të dhënave financiare dhe atyre operacionale.

Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përballet me një sërë problematikash serioze në administrimin e informacionit financiar. Mungesa e një sistemi të integruar ka shkaktuar dublikime të dhënash, gabime në regjistrime dhe varësi të lartë nga përdoruesi për menaxhimin e informacionit. Më shqetësuese është rreziku i humbjes së të dhënave financiare, në mungesë të një sistemi të digjitalizuar, qëndror.

Platforma e re digjitale parashikon një sistem plotësisht web-based (të bazuar në web), duke ofruar një ndërfaqe të vetme për të gjitha operacionet financiare. Veçanërisht inovativ është integrimi i teknologjive moderne si automatizimi inteligjent dhe sistemet e avancuara të raportimit.

Ky projekt synon të arrijë në standardizimin e mënyrës së të punuarit për rreth 100 institucione dhe departamente vartësie për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke i dhënë mundësinë e konsolidimit financiar dhe informacionit të qendërzuar.

Implementimi i këtij projekti përballet me sfida të konsiderueshme teknologjike. Integrimi i moduleve të ndryshme në një platformë të vetme kërkon një arkitekturë të sofistikuar softëare-i. Një sfidë tjetër madhore është migrimi i të dhënave historike në sistemin e ri, duke ruajtur integritetin dhe saktësinë e informacionit. Gjithashtu, siguria kibernetike përbën një aspekt kritik, duke kërkuar implementimin e protokolleve të avancuara të mbrojtjes së të dhënave.

Projekti parashikon implementimin e një sistemi të centralizuar sipas protokolleve më të mira të sigurisë; integrimin në kohë reale me sistemin qendror të fiskalizimit; zhvillimin e një motori të avancuar raportimi me dashboard-e interaktive; automatizimi i proceseve financiare përmes workflow-ve inteligjente; konsolidimi financiar të të gjitha njësive me mundësi dinamike të organizimit të tyre

Një risi tjetër do të jetë integrimi i sistemit të fiskalizimit online, në përputhje me kërkesat më të fundit ligjore. Përveç rritjes së sigurisë së të dhënave dhe efikasitetit operacional, sistemi do të lehtësojë proceset e vendimmarrjes. Automatizimi i proceseve do të çlirojë burime njerëzore, ndërsa raportimi i avancuar do të mundësojë analiza më të thella financiare.

Në përfundim të garës publike, projekti do të ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të realizohet nga kompania Communication Progress./ Monitor

Të këshilluara

Vrasje në Laç, identitikohet viktima (Emri)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Zhejë të Laçit. Vikitma është identifikuar si Dod Mamli. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

18:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI