Flash

Ngatërroi marshin e makinës teksa dilte nga parkimi, 56-vjeçarja përplas këmbësorin

Lapsi.al 24 February 2025
Ngatërroi marshin e makinës teksa dilte nga parkimi,

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lënduar një person.

Mjeit i drejtuar nga një shtetase rreth 56 vjeç, ka përplasur një kalimtar teksa dilte nga vendi i parkimit.

Ajo raportohet se ka hipur mbi trotuar dhe pasi ka marrë para një tezgë në trotuar, ndërsa ka goditur dhe qytetarin. I lënduar ka mbetur një 70-vjeçar dhe pasi është mjekuar nga mjekët e poliklinikës është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Sipas deklaratave të drejtueses së mjetit, ajo në momentin që po dilte nga parkingu ka ngatërruar pozicionin e marshit dhe në vend të lëvizte pas, ka lëvizur përpara duke shkaktuar aksidentin.

Të këshilluara

Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë

Një shpërthim u dëgjua sot pranë konsullatës ruse në Marsejë në Francën jugore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje. Policia franceze nuk ishte në gjendje ...

10:11

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet m...

08:11

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI