Flash

Macron: Të punojmë drejt një Evrope të fortë dhe sovrane

Lapsi.al 24 February 2025
Macron: Të punojmë drejt një Evrope të fortë dhe

Sipas rezultateve paraprake të bëra të ditura nga Komisioni Zgjedhor, Unioni CDU/CSU kryeson rezultatet e votimeve me 28,52% të votave. E dyta renditet AfD me 20,80%. Pastaj Socialdemokratët e SPD me 16,41% të votave, Të Gjelbrit kanë marrë 11,61% të votave. E Majta ka shtuar votat duke arritur në 8,77%. Kurse jashtë Bundestagut mbetet FDP me 4,33% dhe Aleanca Sahra Wagenknecht me 4,97%.

Rezultatet e zgjedhjeve për Bundestagun u pritën me ndoqën me shumë vëmendje edhe jashtë Gjermanisë. Urimet për CDU/CSU vijnë kryesisht nga kampi i djathtë dhe konservator jashtë vendit, por edhe nga politikanë të tjerë

Donald Trump: Ditë e madhe për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara

Pasi administrata e Trump para zgjedhjeve kishte shprehur preferenca për partinë Alternativa për Gjermaninë, AfD, pas zgjedhjeve u shpreh edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Në platformën Truth Social ai u shpreh se "duket se partia konservatore e Gjermanisë ka fituar zgjedhjet e shumëpritura". Ngjashëm me SHBA-të, duket se njerëzit në Gjermani janë ngropur me "agjendën e pa sens e të pakuptimtë" - veçanërisht në fushat e energjisë dhe imigracionit, u shpreh republikani Trump. Një "ditë e shkëlqyer për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e një zotërie të quajtur Donald J. Trump”.

Nga vendi fqinj, Austria uroi AfD-në kreu i partisë populiste austriake, FPÖ, Herbert Kickl. "Në barrierën mbrojtëse të partive të bërë njësoj [...] ka që sot një çarje të madhe." Njerëzit nuk duan më paternalizëm, imigrim masiv të paligjshëm dhe komunizëm klimatik. FPÖ e Kickl u bë partia më e fortë në zgjedhjet austriake në shtator 2024 me një 26 përqind, por negociatat e koalicionit deri më tani kanë dështuar.

Costa: Ta bëjmë Evropën më të fortë

Edhe presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa uroi Friedrich Merz për fitoren e tij në zgjedhjet federale. Costa u shpreh në platofrmën X se ai gëzohej për bashkëpunimin e ngushtë me të për ta bërë Evropën më të fortë, më të suksesshme dhe më autonome: “Këto mund të jenë kohë sfiduese. “Por unë e di se, si në të kaluarën, Bashkimi Evropian do të japë rezultate dhe do të dalë më i fortë”.

Izrael: "Gëzohemi për vizitën tuaj të parë si kancelar”

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i shprehu Friedrich Merz-it " nga CDU/CSU urime” për fitoren e tij "të qartë” në zgjedhje. Kreu konservator i qeverisë izraelite vazhdoi të shkruante në X: "Gëzohem të punoj ngushtë me qeverinë tuaj të ardhshme", sidomos "për të përforcuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona."

Macron uron Merz dhe shpreh miqësinë e tij me Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është vetë nën presion politik brenda vendit, shkroi se foli me fituesin e zgjedhjeve Merz në mbrëmje dhe e uroi atë, siç shkroi në X. Ai u shpreh se këmbu mendime edhe me kancelarin aktual Olaf Scholz (SPD) dhe shprehu miqësinë ndaj tij. "Ne jemi më të vendosur se kurrë për të arritur gjëra të mëdha së bashku për Francën dhe Gjermaninë dhe për të punuar drejt një Evrope të fortë dhe sovrane."

Partia populiste e pjesërisht ekstremiste e djathtë, AfD mori urime edhe nga ekstremisti i njohur francez i krahut të djathtë, Éric Zemmour. "Çfarë suksesi i bukur zgjedhor!” shkroi Zemmour në platformën X. Ai vetë shkroi se gjendet në Berlin "në krah të Alice Weidel”. Zemmour publikoi një video në të cilën i shtrëngoi dorën liderit të AfD-së.

Urime erdhën për Unionin CDU/CSU edhe nga Britania e Madhe. Kryeministri britanik Keir Starmer shkroi në platformën X se gëzohej të punonte me qeverinë e re federale. Bëhet fjalë për "thellimin e marrëdhënieve tona tashmë të ngushta, përmirësimin e sigurisë sonë të përbashkët dhe rritjen ekonomike për të dy vendet", tha politikani laburist. Urime të përzemërta, Friedrich Merz për suksesin zgjedhor dhe mandatin qeveritar!”, shkroi kryeministri socialdemokrat i Norvegjisë Jonas Gahr Støre. "Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Norvegjisë në Evropë"./ DW

Të këshilluara

Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë

Një shpërthim u dëgjua sot pranë konsullatës ruse në Marsejë në Francën jugore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje. Policia franceze nuk ishte në gjendje ...

10:11

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI