Flash

Llogaritë / Njeriu që mund të sigurojë votat për një qeveri të re Kurti

Lapsi.al 24 February 2025
Llogaritë / Njeriu që mund të sigurojë votat për

Një nga kundërshtarët dhe kritikët e tij më të egër, ish komandanti i UÇK-së dhe kreu i partisë Nisma Social Demokrate, mund të shndërrohet në çelësin e përsëritjes së një qeverie të Vetëvendosjes, me kryeministër Albin Kurtin. Ndonëse VV fitoi me një diferencë të thellë ndaj kundërshtarëve të saj kryesorë (41%), duke mbledhur më shumë vota se PDK dhe LDK të marra së bashku, ajo nuk e arriti objektivin e saj për të fituar një shumicë të plotë për ta bërë qeverinë e vetme. Ende sot kur nuk janë numëruar votat e emigrantëve kosovarë dhe ato me kusht partia e Kurtit mendohet se do të ketë 47-47 deputetë në kuvendin e ardhshëm, nga 61 që i duhen për të kormuar qeverinë. Nga këto 10 vota i takojnë minoriteteve jo serbe, (turq, ashkali, boshnjake etj), kështu që  Vetëvendosjes i duhen edhe 3-4 deputetë. Pikërisht këtë boshllëk ka dhënë sinjale se mund ta plotësojë kreu i Nisma, Fatmir Limaj. Ky i fundit në emisionin “Debat Plus” duke vënë theksin tek “interesi kombëtar” nuk e përjashtoi një aleancë me Vetëvendosjen. “"Kusht t’më ftojë në tavolinë, unë shkoj dhe ulem – për tema kombëtare. Vendi ka nevojë për një qeveri funksionale", tha Fatmir Limaj. 

Andi Bushati: Po sikur Albin Kurti të tërhiqej?

Mirëpo kjo kthesë e fortë ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në Kosovë sepse duke qenë deri në ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit i rreshtuar në opozitë, në koalicion me Ramush Haredinajn, kjo i është llogaritur Limajt si një tradhëti e madhe. Menjëherë pas deklaratave surprizë reagoi partneri i tij i koalicionit, Ramush Haradinaj, i cili shkroi në Facebook se “e keqja ka emër, Albin Kurti”.

Edhe një nga kyç të partisë së tij AAK-së, Bekë Berisha, e ironizoi Limajn:“interesat e ngushta, mos na i shitni për interesa nacionale”.

Ndërsa, Ardian Gjini, nënkryetar i parë i AAK-së, deklaroi në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova, se nuk ia merr mendja që Limaj do të devijojë nga kursi i përbashkët.

Gjini pohoi se Limaj “shkaktoi konfuzion, habi” me ndryshimin e kursit që pati.

Nga ana tjetër partia në pushtet Vetëvendosja, i ka pritur me heshtje mundësinë për një aleancë që do ti siguronte asaj shumicën qeverisëse. Kjo se në të shkuarën Limaj e ka etiketuar Albin Kurtin si një “Lenin të vogël”, “mashtrues”, që po shkatërron Kosovën.

Albin Kurti fiton zgjedhjet, por ngec në formimin e qeverisë

Por përpos hendekur moral koalicioni mes Limajt dhe Kurtit ka edhe pengesa pragmatike. nëse vendosin të bashkohen askush nga deputetët e Nismës nuk mund të bëhet pjestar i qeverisë, pasi në Kosovë kush emërohet ministër duhet të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe nëse ata që kanë fituar të drejtën të hyjnë në parlament bëjë këtë zgjedhje, duke qenë se janë në të njëjtën listë me Haredinajn, vendet e deputetëve mund ti kalojnë AAK-së. Pra dilema është a do i jepte votat Limaj për një qeveri ku nuk mund të marë asnjë post?   

Gjithësesi deri më tani, ndryshe nga të gjithë opozitarët e tjerë që janë shprehur për një qeveri të opozitës dhe e kanë pasur vijë të kuqe bashkëpunimin me Albin Kurtin Fatmir Limaj e ka thyer këtë tabu. Ai nuk është shprehur kundër një përsëritje të një mandati të ri të kryeministrit aktual të Kosovës, së paku deri kur të përfundojnë llogaritjet e përfundimtare të numrit të mandateve duke qenë se numërimi i votave të diasporës nis të mërkurën.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI