Flash

Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Lapsi.al 24 February 2025
Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, Shqipëria humb

Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht.

Të dhënat e fundit të Eurostat referojnë se raporti i varësisë së të moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në moshë pune për çdo të moshuar mbi 65 vjeç, nga 8.1 që ishin në vitin 2002.

Zbrazja nga të rinjtë e ka rritur shumë shpejt varësinë ndaj të moshuarve. P.sh., në BE, në vitin 2022, varësia e të moshuarve ishte 23,8%, ndërsa në vitin 2024, 33,9%.

Në 22 vite, raporti i varësisë së të moshuarve u rrit me 10,1% në BE, ndërsa në Shqipëri me 18 pikë. Tani, pas Shqipërisë, janë së paku edhe 16 vende që kanë raporte varësie më të ulët të të moshuarve ndaj forcës së punës.

Në shkallë europiane, Italia, Bullgaria dhe Portugalia kanë varësinë më të lartë të të moshuarve, me 38%, ndërsa, në anën tjetër, Turqia, Luksemburgu, Islanda dhe Irlanda kanë varësinë më të ulët.

Kur raporti i varësisë së të moshuarve rritet, do të thotë se numri i personave mbi 65 vjeç po rritet në krahasim me popullsinë në moshë pune.

Kjo krijon presion mbi sistemin e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor, pasi më pak punonjës duhet të mbështesin një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh. Gjithashtu, mund të ngadalësojë rritjen ekonomike për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe uljes së konsumit.

Për të përballuar këtë situatë, vendet shpesh zgjasin moshën e pensionit, inkurajojnë punësimin e të moshuarve dhe përpiqen të tërheqin më shumë emigrantë ose të nxisin lindshmërinë. Nëse nuk merren masa efektive, një raport i lartë i varësisë së të moshuarve mund të bëhet një sfidë serioze për qëndrueshmërinë financiare dhe sociale të një vendi.

Bashkitë me më shumë të moshuar

Të dhëna të brendshme nga Censi 2023 tregojnë se, në shumicën e bashkive, gama e shërbimeve për të moshuarit duhet të rritet – referojnë të dhënat e reja të censit. P.sh., në 19 bashki të vendit, gati një e treta, varësia e të moshuarve (popullsia mbi 65 vjeç, në përqindje të grupmoshës 15–65 vjeç) është mbi 40–64%.

Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit dhe Dropullit kanë varësinë e moshave mbi 60%. Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Raporti i varësisë së të moshuarve në shkallë kombëtare ishte 30%, por në të paktën 42 bashki ky raport është më i lartë se 30%.

Popullsia e Shqipërisë është reduktuar, por ajo është plakur me 7 vite, nga viti 2011 deri në 2023. Të dhënat e Censit 2023 referuan se, nga 103 mijë persona që jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona, sipas Censit 2023, me një rritje prej 49% nga Censi 2011. Rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët.

Grupi i popullsisë 85–89 vjeç arriti në 26,443 persona në Censin 2023, nga 14,738 në 2011, me një rritje prej 79%. Struktura e popullsisë tregon rënie dyshifrore në moshat 0 deri në 54 vjeç, ndërsa rritja nis për grup-moshat 55 deri në 100 vjeç.

Grup-moshat në moshë pensioni janë rritur me ritme shumë të larta. Grup-mosha 80–84 vjeç ishte grupmosha e dytë me rritjen më të madhe, 75%, ndërmjet Censit 2011 dhe 2023.

Popullsia në moshë punë është reduktuar me 18% ndërmjet Censit 2011 dhe 2023, por gati një e katërta e saj është e përqendruar në Tiranë.

Raporti i varësisë nga mosha tregon se sa shumë mbështetje nga popullsia në moshë punë ofrohet për të rinjtë dhe/ose për të moshuarit, duke matur madhësinë relative të këtyre grupeve krahasuar me numrin e punëtorëve.

Europa

Raportet e varësisë sipas moshës përdoren për të analizuar nivelin e mbështetjes që popullsia në moshë pune ofron për të rinjtë dhe/ose të moshuarit. Këto raporte shprehin madhësinë relative të popullsisë së re dhe/ose të moshuarve krahasuar me popullsinë në moshë pune.

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, raporti i varësisë së të moshuarve në BE arriti në 33.9%. Kjo do të thotë se për çdo person mbi 65 vjeç, kishte pak mbi 3 persona në moshë pune.

Ndër vendet e BE-së, ky raport varionte nga minimumi prej 21.7% në Luksemburg dhe 23.6% në Irlandë – ku për çdo person mbi 65 vjeç kishte pothuajse 5 persona në moshë pune – deri tek maksimumi prej 38.4% në Itali, 38.2% në Bullgari dhe 38.2% në Portugali, ku për çdo person mbi 65 vjeç, ishin më pak se 3 persona në moshë pune.

Ndër vite, ndërmjet 2023 dhe 2024, raporti i varësisë së moshuarve në BE u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke kaluar nga 33.4% në 2023 në 33.9% në 2024. Ky trend rritës u shfaq në 25 vende të BE-së, ndërsa në Maltë raporti u ul, dhe në Finlandë mbeti konstant./ Monitor

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Kamëz

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se nje makinë ka qëlluar me armë zjarri ne drejtim të një makine tjetër. Shkaku i të shtënave me a...

23:16

Përkeqësohet shëndeti i Papa Françeskut

Vatikani ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar. Sipas Vatikanit, Papa ka bërë transfuzion gjaku dhe gjendja e Atit të Shenjtë ...

20:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI