Flash

Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga thirrja e Klotilda Bushkës në SPAK

Lapsi.al 24 February 2025
Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga thirrja e Klotilda Bushkës në

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin "Te Paekspozuarit" në MCN TV, duke komentuar zhvillimet lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala tha se ajo ka dhënë shpjegime si person nën hetim, për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj Veliajt.

“Deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person nën hetim dhe jo thjesht si person në dijeni.

Sipas burimeve, Bushka ka qenë e shoqëruar nga avokati Enrik Ligori dhe është marrë në pyetje për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria dyshon se ajo ka ndikuar në mënyrën se si dëshmitarja do të dëshmonte në SPAK.

Ka dyshime të arsyeshme sipas prokurorëve që kompani të kontrolluara nga Ajola Xoxa kanë marrë fonde. Po ta shikosh me kujdes hetimet, rezulton edhe një fond i Bashkimit Europian, pra fonde që janë përfituar nga kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën.

Përveç fondeve që kanë të bëjnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë edhe fonde të Bashkimit Europian që janë marrë në bashki të tjera, siç është rasti pranë Bashkisë së Fierit. Ky është një hetim, ose më saktë, një verifikim që po kryhet aktualisht nga prokurorët e posaçëm."- tha Lala. /TPZ

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI